“Mirë se Vini, Miq!”, Miku, maj 2025, f. 1.
Mirë se Vini, Miq!
Profeti na mëson se si ta ndjekim Jezu Krishtin. Ktheje faqen për të lexuar atë që ai dha mësim në konferencën e përgjithshme.
Fryma e Shenjtë gjithashtu na udhërrëfen. Në faqen 8, lexo se si Marsi e ndjeu Frymën e Shenjtë ndërkohë që ngiste biçikletën. Fryma e Shenjtë e ndihmoi Niamedon që të bënte një zgjedhje të mirë në një udhëtim me shkollën (faqe 40). Në qoftë se ia vë veshin Frymës së Shenjtë, mund të ndiesh mesazhe që të ngushëllojnë, të udhërrëfejnë dhe të mësojnë.
Gjithmonë mbaj në mendje se ti ke ndihmë nga profetët, Fryma e Shenjtë dhe njerëz të tjerë që të duan.
Me dashuri,
Miku
P.S. Na trego rreth një rasti kur e dëgjove profetin ose kur e ndoqe Frymën e Shenjtë.