2025
Përshëndetje nga Malajzia!
Maj 2025


“Përshëndetje nga Malajzia!”, Miku, maj 2025, f. 12–13.

Përshëndetje nga Malajzia!

Mëso rreth fëmijëve të Atit Qiellor kudo nëpër botë.

Malajzia është një shtet në Azinë Juglindore. Atje jetojnë të paktën 33 milionë njerëz. Atje fliten më shumë se 130 gjuhë, përfshirë malajisht dhe anglisht.

Rrethrrotullimi më i Madh në Botë

Një rrethrrotullim në Putraxhaja të Malajzisë është 3,4 km i gjerë. Është rrethrrotullimi më i madh në botë.

Pyjet e Lashta Tropikale

Taman Negara është një nga pyjet më të vjetër tropikalë në botë. Ai është të paktën 130 milionë vjeçar!

Dy Kullat

Kullat Petronas janë dy qiellgërvishtëse 88 kate të larta. Në gjysmë të lartësisë është një urë e varur për të ecur ndërmjet dy godinave.

Kafshët Vendase

Ka shumë kafshë të pashoqe në Malajzi. Disa kafshë janë arinjtë e diellit, orangutangët dhe tapirët.

Shpella Gjigante

Shpella Sarauak në Malajzi është kaq e madhe sa mund të futen tetë avionë të mëdhenj radhazi. Shpella është rreth 700 metra e gjatë dhe 300 metra e gjerë.

Faqe në PDF

Ilustrimet nga Josh Talbot