“5 Mënyra për të Përballuar Emocionet e Forta”, Miku, mars 2025, f. 38–39.
5 Mënyra për të Përballuar Emocionet e Forta
Jeta mund të jetë e vështirë ndonjëherë! Të ndierit e emocioneve të forta, si trishtimi dhe shqetësimi, është pjesë e përvojës së të jetuarit në tokë.
Në shkrimet e shenjta, mësojmë se edhe Shpëtimtari ndihej i trishtuar ndonjëherë (shih te Gjoni 11:32–36). Jezu Krishti i vuajti të gjitha llojet e dhembjeve. Për shkak të kësaj, Ai e di saktësisht se si ndihesh. Ai gjithashtu e di saktësisht se si të të ndihmojë. (Shih tek Alma 7:11–12.)
Ja pesë gjëra për të të ndihmuar kur nuk ndihesh mirë.
1
Lutju Atit Qiellor për ndihmë.
Kur lutesh për ndihmë, Ati Qiellor dhe Jezu Krishti mund të të rrëfejnë udhën (shih tek Alma 37:36–37). Ata të duan dhe dëshirojnë të të përkrahin!
2
Kujto se të duan.
Shkrimet e shenjta na mësojnë se “vlera e shpirtrave është e madhe në sytë e Perëndisë” (Doktrina e Besëlidhje 18:10). Kjo do të thotë se Ati Qiellor të do dhe se je i/e rëndësishëm/me për Të!
3
Dil nga shtëpia.
Ati Qiellor dhe Jezu Krishti e krijuan këtë botë të bukur për ne. Të luash jashtë të ndihmon të rritesh i/e shëndetshëm/me dhe i/e fortë dhe gjithashtu mund të të ndihmojë të ndihesh më mirë dhe më i/e çlodhur.
4
Shkruaj në letër se si ndihesh.
Mbajtja e një ditari mund të të ndihmojë t’i mbash mend mësimet që merr në jetë. Mund edhe të të ndihmojë ta kuptosh më mirë atë që po ndien.
5
Bisedo me një të rritur të cilit i mirëbeson.
Kur flet me dikë për mënyrën se si ndihesh, ai ose ajo mund të të ndihmojë që të kujtohesh se sa i/e veçantë je. Ai ose ajo gjithashtu mund të të ndihmojë të dish se si të marrësh përkrahjen që të nevojitet.
Ndonjëherë, edhe pasi t’i kesh bërë këto gjëra, prapë mund të ndihesh i/e trishtuar. Mund të kesh nevojë të flasësh me një mjek për të të ndihmuar të ndihesh më mirë. Mund të kërkosh edhe një bekim priftërie. Pavarësisht nga të gjitha gjërat, ti nuk je vetëm! Ati Qiellor dhe Jezu Krishti të duan. Ata duan të të bekojnë dhe të të ndihmojnë.
Ilustrimet nga Stephanie Mackay