“Si Flet Shpirti”, Miku, mars 2025, f. 18–19.
Si Flet Shpirti
Plot mendim [një notë një e katërt] = 78–83
Këndojini pjesët veç e veç, më pas të ndërthurura
1. Kur Shpirt’ i Zotit të flet, në brend’si ti çfarë ndien?
Kur për ndihm’ Zotit ti i th’rret, Shpirti si t’udh’rrëfen?
Shkrimeve ti vërtet’sin’ në ç’mënyr’ ua dallon?
Kur lutesh falje të marrësh, Ati si t’ngushëllon?
Që të do dhe kujdeset për ty, nga e di ti?
Kur je n’mërzi a vetmi, nga e di që ësht’ pran’ Ai?
Të ndryshëm jemi dhe ndiejm’ me të ndryshme ndjesi.
Ty në ç’mënyr’ të flet Shpirti?
2. N’zemër ndiej ngroht’.
N’mendje qart’si.
Buz’qesh, nxjerr lot.
M’qet’son Per’ndia çdo frik’.
Plot drit’ në shpirt.
Un’ zgjedh me besim.
D’lir’si dhe drit’.
Paqe n’mendje e shpirt.
Paqe n’mendje e shpirt.