2025
Kartat e Tempujve
Mars 2025


“Kartat e Tempujve”, Miku, mars 2025, f. 12.

Kartat e Tempujve

Tempulli i Solt‑Lejkut

  • Pionierët e ndërtuan këtë tempull me granit që e morën nga një kanion aty afër. Disa gurë peshonin 2 540 kg!

  • U deshën 40 vjet për ta përfunduar.

  • Pesë artistë u thirrën me misione për të studiuar art në Francë. Më vonë, ata bënë piktura murale brenda tempullit.

Tempulli i Kejp‑Taunit, Afrikë e Jugut

  • Ky do të jetë tempulli i tretë në Afrikën e Jugut.

  • Misionarët erdhën në atë zonë në vitin 1852. Tani Afrika e Jugut ka afërsisht 70 000 anëtarë të Kishës.

  • Tempulli më i afërt është gati 1 280 km larg, në Durban.

Tempulli i Limës, Peru

  • Ky tempull ka gjashtë maja. Maja më e lartë është 34 m.

  • Disa shenjtorë udhëtuan 26 orë me autobus për përkushtimin.

  • Kur u përkushtua Tempulli i Los‑Olivosit në Limë të Perusë, Lima u bë qyteti i parë jashtë SHBA‑së që kishte dy tempuj.

Tri karta për prerje me një ilustrim të një tempulli në njërën anë dhe fakte argëtuese në anën tjetër

Ilustrimet nga Rachel Erickson