2025
Priftëria u Rivendos
Mars 2025


“Priftëria u Rivendos”, Miku, mars 2025, f. 26–28.

Histori nga Shkrimet e Shenjta

Priftëria u Rivendos

Mund ta lexosh këtë histori te Joseph Smith – Historia 1:66–73 dhe Doktrina e Besëlidhje 27:12.

Jozef Smithi duke i folur Oliver Kaudërit me një flluskë imagjinare që tregon Krishtin duke vizituar nefitët

Pasi Jozef Smithi mori fletët e arta, ai filloi t’i përkthente ato. Oliver Kaudëri shkroi atë që thoshte Jozefi. Ndërsa punonin, ata mësuan se Jezu Krishti donte që çdokush të pagëzohej.

Jozef Smithi dhe Oliver Kaudëri duke u lutur në pyll

Jozefi dhe Oliveri pyesnin veten se kush e kishte fuqinë e Perëndisë për të pagëzuar njerëzit. Ata shkuan në pyll që të luteshin dhe t’i kërkonin Perëndisë.

Engjëlli me duart mbi kokën e Jozef Smithit

Ndërsa ata luteshin, u shfaq një engjëll. Ai tha se ishte Gjon Pagëzori, i cili pagëzoi Jezu Krishtin shumë kohë më parë. Ai i dha Jozefit dhe Oliverit Priftërinë Aarone që të mund të pagëzonin të tjerët. Priftëria është fuqia e Perëndisë. Ajo përdoret për të bekuar fëmijët e Perëndisë.

Jozef Smithi duke pagëzuar Oliver Kaudërin

Gjon Pagëzori i tha Jozefit dhe Oliverit që të pagëzoheshin. Ata hynë në një lumë dhe pagëzuan njëri‑tjetrin. Kur dolën nga uji, ata u mbushën me Frymën e Shenjtë. Ishin shumë të lumtur.

Tre engjëj duke vendosur duart mbi kokën e Jozef Smithit

Më vonë, erdhën edhe engjëj të tjerë. Tre nga Apostujt e Jezu Krishtit – Pjetri, Jakobi dhe Gjoni – i dhanë Jozefit dhe Oliverit Priftërinë Melkizedeke. Tani Jozefi dhe Oliveri mund t’ua jepnin dhuratën e Frymës së Shenjtë të tjerëve.

Historia në formatin PDF