2025
Anika Trime
Mars 2025


“Anika Trime”, Miku, mars 2025, f. 44–45.

Anika Trime

Një ngjarje e vërtetë nga SHBA‑ja.

Grua e gjunjëzuar përpara vajzës së vogël

“A je gati?” – pyeti mami.

Anika tundi kokën dhe përqafoi arushin. Ajo do ta merrte me vete në kishë. Shpresonte që ta ndihmonte të ndihej trime.

Anika kishte një pjesë për të thënë sot në programin e Fillores. Mirëpo ishte e re në këtë vend. Nuk fliste shumë anglisht. Ajo do ta thoshte pjesën e saj në spanjisht. A do ta kuptonin të gjithë njerëzit?

Grua duke përqafuar vajzën e vogël

Mami i dha një përqafim. “E di qe je në siklet. Por kujto, Fryma e Shenjtë do të jetë me ty! Ti nuk je vetëm.”

Kjo e bëri Anikën që të ndihej pak më mirë. Ajo i buzëqeshi arushit të saj. “Atëherë do të jemi tri veta”, – mendoi ajo. “Unë, arushi im dhe Fryma e Shenjtë!”

Fëmijë të ulur në podium

Në programin e Fillores, klasa e Anikës foli për atë që kishin mësuar atë vit. Ata shkuan në foltore një e nga një. Shpejt i erdhi radha Anikës.

Ajo përqafoi arushin. Ajo mund të tregohej trime!

Vajzë e vogël duke qëndruar në këmbë te foltorja

“Familja ime i studion shkrimet e shenjta nga programi Eja, Më Ndiq çdo mbrëmje”, – tha Anika në spanjisht. Mori frymë thellë. “Mësuam se si Jozef Smithi i fali ata që e lënduan. Edhe unë mund t’i fal të tjerët. Në emrin e Jezu Krishtit, amen.”

Anika u kthye sërish te ndenjësja e saj. Mësuesja i buzëqeshi asaj dhe arushit të saj. “Ju lumtë!” – pëshpëriti ajo. “Që të dy u treguat shumë trima!”

Anikës iu ngroh zemra. Ajo u tregua trime! E dinte që Fryma e Shenjtë ishte me të.

Mësuesja e Fillores duke i folur vajzës së vogël
Historia në formatin PDF

Ilustrimet nga Katie Rewse