“Paqe nga Tempulli”, Miku, mars 2025, f. 2–3.
Nga Presidenca e Parë
Paqe nga Tempulli
Përshtatur nga biseda “Gjithçka do të Jetë Mirë për Shkak të Besëlidhjeve të Tempullit”, Liahona, maj 2024, 24–27.
Vite më parë, unë dhe bashkëshortja ime udhëtuam me makinë për të vizituar Tempullin e Ajdaho‑Follsit në Ajdaho. Katër djemtë tanë qëndruan në shtëpi me dadon.
Ndërsa u bëmë gati për të shkuar në shtëpi, njëri nga punonjësit e tempullit na tha se diga e Tetonit në Ajdahon lindore ishte shembur! Pjesa më e madhe qytetit tonë ishte nën ujë.
Unë dhe bashkëshortja ime u gjunjëzuam dhe iu lutëm Atit Qiellor për sigurinë e fëmijëve tanë dhe të mijëra njerëzve të prekur nga përmbytja. Këto fjalë më erdhën qartësisht në zemër dhe në mendje: “Cilido qoftë përfundimi, gjithçka do të jetë mirë për shkak të tempullit”. Qemë mirënjohës më vonë kur mësuam se djemtë tanë ishin të sigurt.
Nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa respektimi i besëlidhjeve që do të bëni një ditë në tempull. Pavarësisht çdo gjëje, gjithçka do të jetë mirë për shkak të besëlidhjeve të tempullit.
Labirinti i Tempullit
Tempulli mund të na sjellë paqe në kohë të vështira. Ndiqe labirintin deri te maja e Tempullit të Ajdaho‑Follsit në Ajdaho!
Ilustrimet nga Alyssa Tallent