“Njihu me Fletët e Arta!”, Miku, mars 2025, f. 24–25.
Njihu me Fletët e Arta!
Ndiq boshtin kohor për të parë se si e morëm Librin e Mormonit.
-
Rreth vitit 421 ps.K.
-
Profeti Moroni te Libri i Mormonit vulosi fletët e arta. Fletët përmbanin mësime rreth Jezu Krishtit. Ato tregonin gjithashtu historinë e popullit të Moronit.
-
1823
-
Moroni e vizitoi Jozef Smithin si engjëll. Moroni i tregoi atij se fletët e arta ishin groposur në kodrën Kumorah aty afër.
-
1827
-
Pasi Jozefi ishte përgatitur për katër vjet, Zoti i mirëbesoi atij që t’i merrte fletët në shtëpi.
-
1828
-
Jozefi i përktheu fletët duke dëgjuar me vëmendje Frymën e Shenjtë. Ai përdori gjithashtu mjete të posaçme nga Perëndia. Ai përdori një gur të quajtur gur shikues dhe mjete të quajtura interpretues ose Urimi dhe Thumimi, që ishin groposur bashkë me fletët.
-
1829
-
Ati Qiellor e ndihmoi Jozefin të kuptonte atë që thoshin fletët. Oliver Kaudëri ndihmoi të shkruante atë që përktheu Jozefi.
-
Të paktën dymbëdhjetë njerëz i panë fletët e arta. Njëra prej tyre ishte Meri Uitmeri. Mund ta lexosh dëshminë e dëshmitarëve të tjerë në pjesën e përparme të Librit të Mormonit. Asnjëri nga këta njerëz nuk e mohoi kurrë atë që përjetoi.
-
1830
-
Kopja e parë e përkthyer e Librit të Mormonit në anglisht u shtyp në letër në Palmira të Nju‑Jorkut në SHBA.
-
Sot
-
Libri i Mormonit tani lexohet në mbarë botën! Ai është përkthyer në 115 gjuhë. Misionarët e shpërndajnë Librin e Mormonit te kushdo që munden.
Ilustrimet nga Alyssa Petersen