“Fjalët e Mia të Ungjillit”, Miku, mars 2025, f. 6.
Fjalët e Mia të Ungjillit
Kërkoji këto fjalë dhe fraza në këtë numër botimi të revistës Miku!
Ordinanca
Një ordinancë është një vepër e shenjtëruar ose e shenjtë që bëhet me autoritetin e priftërisë në emrin e Jezu Krishtit. Disa shembuj janë sakramenti, pagëzimi dhe konfirmimi.
Heqja e Mëkateve
Kur pendohemi dhe marrim një heqje të mëkateve, ne marrim falje për zgjedhjet e gabuara që kemi bërë. Kjo është e mundur për shkak të Jezu Krishtit.
Zemërbutë
Të jesh zemërbutë është të jesh i përulur, i butë, i gatshëm dhe i bindur. Jezu Krishti dha shembullin e kësaj cilësie kur Ai ishte në tokë.
Shenjtorët
Te Dhiata e Re, shenjtorë ishin të gjithë ata që zgjodhën të pagëzoheshin e të bashkoheshin me Kishën e Jezu Krishtit (shih te Veprat e Apostujve 9:13). Ne përdorim të njëjtën fjalë për ata që zgjedhin të pagëzohen sot në Kishën e Tij. Një shenjtor është dikush që e ndjek Jezu Krishtin.
Ilustrimet nga Madison Baker