2025
Ndihmë nga Qielli
Mars 2025


“Ndihmë nga Qielli”, Miku, mars 2025, f. 20–21.

Ndihmë nga Qielli

Përshtatur nga biseda: “A Dëshironi të Jeni të Lumtur?”, Liahona, nëntor 2023, f. 46–48.

U thirra për të qenë peshkop në një çast të vështirë të jetës. Isha baba i ri në moshë me një familje dhe po kalonim vështirësi me paratë. Isha i sfilitur. E vështirë qe edhe për gruan time.

Një të diel, gruaja ime e dashur po merrte sakramentin. Shpirti e ndihmoi të kuptonte diçka. Shumë nga problemet me të cilat u përballëm, u zgjidhën deri në një pikë të caktuar gjatë thirrjes sime.

Zoti i di nevojat tona. Kur na kërkon të shërbejmë, Ai e di se çfarë do të na ndihmojë më së shumti. Ai dëshiron të na bekojë. Ai do të na i japë këto bekime ndërsa i shërbejmë me besnikëri.

A dëshiron të jesh i/e lumtur? Qëndro në shtegun e besëlidhjeve. Shpëtimtari ynë po na fton që të vijmë tek Ai. Ai mban barrët tona. Jezu Krishti na e bën jetën më të lehtë e më të lumtur. Ai na mbush me gëzim.

Koha e Intervistës!

Pyet një pjesëtar të familjes se si e ka bekuar Ati Qiellor. Këtu janë disa pyetje për t’ia filluar:

  • A mund të më tregosh për një rast kur Ati Qiellor e bekoi familjen tonë?

  • Si do të të pëlqente t’i ndihmoje të tjerët? Çfarë bekimesh ke parë teksa u ke shërbyer të tjerëve?

  • Pse e ndjek ti Jezu Krishtin? Si të ka ndihmuar ndjekja e Tij për të qenë i/e lumtur?

Ilustrim i një blloku shënimesh

Ilustrimet nga Turine Tran