“Përshëndetje nga Madagaskari!” Miku, mars 2025, f. 8–9.
Përshëndetje nga Madagaskari!
Madagaskari është një vend në bregun lindor të Afrikës jugore. Atje jetojnë rreth 30 milionë njerëz. Gjuhët e tyre zyrtare janë malagasishtja dhe frëngjishtja.
Rrethuar nga Uji
Madagaskari është ishulli i katërt më i madh në botë.
Formacionet e Gurit
Parku Kombëtar Tsingi de Bemaraha, ka pyje guri prej guri gëlqeror. Disa nga formacionet janë 100 metra të larta!
Prodhimi i Vaniljes
Në Madagaskar rritet vanilja që shitet në mbarë botën. Vendi prodhon rreth 3 300 ton vanilje në vit!
Pema e Baobabit
Baobabi është pema kombëtare e Madagaskarit dhe mund të jetojë për më shumë se 1000 vjet. Pema e baobabit u siguron njerëzve fruta për të ngrënë, lëvore për të prodhuar litarë dhe strehë nga dielli.
Kafshët e Veçanta
Ka shumë lloje të ndryshme lemurësh. Të gjithë ata vijnë nga Madagaskari.
Një tjetër kafshë nga ky vend është zebuja, i cili është një lloj gjedhi që njerëzit e përdorin për bujqësi, qumësht dhe udhëtime.