“Eja, Më Ndiq – Veprimtaritë”, Miku, mars 2025, f. 22–23.
Eja, Më Ndiq – Veprimtaritë
24 Shkurt – 2 Mars: Doktrina e Besëlidhje 18
Autoportret
“Vlera e shpirtrave është e madhe në sytë e Perëndisë” (Doktrina e Besëlidhje 18:10). Kjo do të thotë që çdo njeri është i rëndësishëm për Atin Qiellor, duke të përfshirë ty! Bëj një vizatim të vetes. Përpiqu ta zbukurosh me materiale të ndryshme artistike! Në krye shkruaj “Perëndia më Do”.
3–9 Mars: Doktrina e Besëlidhje 19
Të Mbash Vesh
Jezu Krishti na kërkon ta dëgjojmë Atë (shih te Doktrina e Besëlidhje 19:23). Dëgjuesit e mirë e mbajnë mend atë që kanë dëgjuar. Uluni në një rreth. Një person pëshpërit një fjalë nga ungjilli. Personi tjetër e përsërit dhe i shton një fjalë të re. Ndiqni radhën në rreth derisa çdokush të ketë shtuar një fjalë që ta mbajë mend!
10–16 Mars: Doktrina e Besëlidhje 20–22
Kulla e Rivendosjes
Jezu Krishti e rivendosi Kishën e Tij sot në atë mënyrë që ishte kur Ai qe vetë në tokë (shih te Doktrina e Besëlidhje 20). Emërtoji gotat plastike me bekimet që kemi si pjesë e Kishës së Jezu Krishtit, si priftëria, pagëzimi, profetët. Pastaj me gotat njëra përmbi tjetrën ngri një kullë të lartë!
17–23 Mars: Doktrina e Besëlidhje: 23–26
Këngët e Zemrës
Atit Qiellor i pëlqen shumë kur ne këndojmë nga zemra (shih te Doktrina e Besëlidhje 25:12). Zgjidh disa këngë të Fillores për t’i kënduar së bashku. Sajo veprime që të shkojnë me tekstin e këngës.
24–30 Mars: Doktrina e Besëlidhje 27–28
Profeti Thotë
Profeti merr zbulesë nga Ati Qiellor dhe Jezu Krishti për Kishën (shih te Doktrina e Besëlidhje 28:7). Shtyp në letër një fotografi ose bëj një vizatim të profetit. Në krye shkruaj: “Profeti thotë …” Shkruaj ose vizato gjëra që na ka dhënë mësim profeti ynë.
Fotografitë nga Christina Smith