“Miq nëpër Botë”, Miku, mars 2025, f. 14–15.
Miq nëpër Botë
Sisili S., 11 vjeçe, Nju‑Jork, SHBA
Ela T., 9 vjeçe, Teksas, SHBA
“Me Biçikletë në Shtegun e Dritës”, Xhejn H., 9 vjeçe, Qarku Miaoli, Tajvan
“Mbreti Beniamin”, Kazho V., 7 vjeç, Minas‑Gerais, Brazil
Ezra V., 7 vjeç, Kepi Perëndimor, Afrika e Jugut
Një shoqe shkolle kërkoi të luante me mua dhe shoqet e mia në pushim. I thamë që të na linte të qeta. Më vonë, u ndjeva keq dhe më erdhi keq që nuk e lashë të luante me ne. Tani nëse e shoh që është vetëm, i kërkoj të luajë me mua që të mund të ketë një shoqe.
Eva W., 7 vjeçe, Luksemburg, Belgjikë
Unë ndihmoj duke i vënë në vend lodrat dhe librat pasi mbaroj së luajturi.
LeGrand L., 6 vjeç, Sorsogon, Filipine
Nganjëherë ndihem sikur nuk kam një shok ose shoqe. Herë pas here duket se askush nuk do t’ia dijë për mua. Por pastaj mendoj dhe kujtoj diçka kaq të vërtetë. Ati Qiellor më do, po ashtu edhe Jezusi.
Kejlli M., 9 vjeçe, Merilend, SHBA
E bëra këtë vizatim kur mësova se Libri i Mormonit është guri kyç i besimit tonë. Tempullin e mbaj gjithmonë para syve dhe dua të shkoj atje kur të mbush moshën.
Vins C., 10 vjeç, Nju‑Meksiko, SHBA
Pati një tornado në vendin ku jetoj unë. Shkova në dhomën time dhe bëra një lutje për njerëzit që humbën shtëpitë. Ndjeva Frymën e Shenjtë duke më thënë se bëra gjënë e duhur.
Henri H., 8 vjeç, Arkanzas, SHBA