“Ndjekja e Jezusit në Madagaskar”, Miku, mars 2025, f. 10–11.
Ndjekja e Jezusit në Madagaskar
Njihu me Lorenën
Lorena e ndjek Jezu Krishtin duke qenë një shembull i mirë dhe duke iu bindur urdhërimeve të Perëndisë. Një herë ajo kishte vështirësi me mësimet në lëndën e saj shoqërore. Megjithëse e kishte të vështirë ta mësonte, ajo tha: “Iu luta Perëndisë dhe Ai më dha njohurinë për ta kuptuar”.
Ndihma ndaj të tjerëve e bën të lumtur. Ajo thotë: “Ndiej gëzim ngaqë mund të ndjek shembullin e Krishtit kur Ai ndihmoi të tjerët”.
Rreth Lorenës
Mosha: 9 vjeçe
Nga: Rajoni i Sofisë, Madagaskar
Gjuhët: Malagasisht dhe frëngjisht
Synimi: Të bëhet pilote sepse i pëlqen shumë fluturimi
Hobet: Të luajë futboll, lojëra me familjen dhe të lexojë libra
Familja: Lorena, babai dhe dy vëllezërit
Të Parapëlqyerat e Saj
Historia nga Shkrimet e Shenjta: Shkrimi i shenjtë i parapëlqyer i Lorenës rreth Jezu Krishtit është historia e lindjes së Tij (shih te Mateu 1:18–25; 2; Lluka 1:26–38; 2:1–20) ngaqë na tregon se Shpëtimtari ynë lindi për të na shpëtuar.
Fruta dhe perimja: Molla dhe kungulli
Ushqimi: Pica
Ngjyra: Rozë
Kënga e Fillores: “Kur Un’ t’Pagëzohem” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 53)