Kurset për Ungjillin
Praktika e Zotësisë 7: Reagoni ndaj Ndjenjave të Pamjaftueshmërisë


Praktika e Zotësisë 7

Reagoni ndaj Ndjenjave të Pamjaftueshmërisë

zonjë me ndjenja të pamjaftueshmërisë

Mund të jetë normale të përjetojmë ndjenja të pamjaftueshmërisë kur përjetojmë situata të reja ose sfiduese. Përqendrimi tek ajo që mundemi ta kontrollojmë, është një mënyrë për të na ndihmuar t’i kapërcejmë ndjenjat e pamjaftueshmërisë.

Udhëheqësi i diskutimeve: Përpiquni fort t’i bëni shkurt pjesët “Përcakto” dhe “Trego në Praktikë” që nxënësit të kenë mjaft kohë për praktikën.

Përcakto

Udhëheqësi i diskutimeve: Shpjegoni se kur jemi duke bërë gjëra të reja, është normale të ndihemi të pamjaftueshëm. Mund të jepni një shembull nga vetë jeta juaj kur u ndiet i/e pamjaftueshëm/me.

  • Çfarë situate kohët e fundit të shtyu të ndiheshe i/e pamjaftueshëm/me?

  • Çfarë bëre që qe e dobishme ose e padobishme?

  • Pse është e rëndësishme të mbështetemi te Zoti kur ndihemi të pamjaftueshëm? (Shihni te Filipianëve 4:13; Alma 26:12)

Udhëheqësi i diskutimeve: Lexojeni së bashku paragrafin vijues. (Ju, gjithashtu, mund t’i ftoni nxënësit ta gjejnë dhe theksojnë me ngjyrë këtë paragraf në faqen 32 të broshurës Adjusting to Missionary Life [Përshtatja me Jetën si Misionar].)

Mos u përpiq ta kontrollosh atë që nuk mund ta kontrollosh dot. Përpjekja për të kontrolluar gjëra që nuk mund t’i kontrollosh dot, vetëm sa të bën të ndihesh sikur e ke humbur më shumë kontrollin, duke ta shtuar ankthin. Përqendroje energjinë tënde te gjërat për të cilat mund të bësh diçka. (Adjusting to Missionary Life [Përshtatja me Jetën si Misionar] [2013], f. 32)

  • Si mendon se mund të na ndihmojë përqendrimi tek ajo që mundemi ta kontrollojmë, për t’i kapërcyer ndjenjat e pamjaftueshmërisë?

Trego në Praktikë

Udhëheqësi i diskutimeve: Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës të mësojnë se si të përqendrohen tek ajo që munden ta kontrollojnë, shqyrtojini shembujt vijues së bashku.

Mund të diskutoni pse shembujt në kolonën e majtë do të ishin jashtë kontrollit të dikujt. Përpara se të jepni përgjigjet në kolonën e djathtë, ftojini nxënësit të shohin a mund t’i mendojnë vetë përgjigjet e tyre.

Nuk mund ta kontrollosh

Mund ta kontrollosh

“Dua të jem njeri i mirë, por shpesh ndihem i pezmatuar për shkak të gabimeve të mia.”

“Mund të bëj më të mirën që mundem dhe ta pranoj se nganjëherë nuk ia dal. Nëpërmjet pendimit të përditshëm dhe ndihmës së Shpëtimtarit, mund të bëhem gradualisht më shumë si Krishti.”

“Nuk e di a do të jem ndonjëherë në gjendje ta flas gjuhën aq mirë sa shoku/shoqja im/e/ i/e misionit.”

“Mund ta studioj gjuhën me zell çdo ditë dhe të kërkoj ndihmën e Perëndisë plot lutje.”

Ushtrohu

Udhëheqësi i diskutimeve: Paraqitini shembujt e tjerë vijues dhe jepuni anëtarëve të klasës kohë që të ushtrohen me partnerët. Nxënësit mund të mendojnë edhe për shembuj të ndryshëm nga ato që janë dhënë.

Nuk mund ta kontrollosh

Mund ta kontrollosh

“Nuk kam aq shumë miq sa të tjerët.”

“Kur mendoj rreth shërbimit në mision, më duket shumë mbingarkues. Më duket punë e rëndë, do të më marrë malli për familjen dhe miqtë dhe ka aq shumë të panjohura.”

“Misionarët e tjerë kanë ndihmuar më shumë njerëz se unë që të pagëzohen. Pyes veten mos misioni im ka qenë i pasuksesshëm.”

Zbato

Udhëheqësi i diskutimeve: Ndihmojini nxënësit të mendojnë rreth mënyrave se si mund ta vënë në zbatim këtë zotësi në jetën e tyre duke u bërë ftesën vijuese:

Gjatë gjithë javës së ardhshme, gjej kohë për ta vënë re kur mund të jesh duke u ndier i/e pamjaftueshëm/me. Pastaj, kërkoji Atit Qiellor të të ndihmojë të përqendrohesh tek ajo që mundesh ta kontrollosh.