Kurset për Ungjillin
Mësimi 12: Përshtatja me Jetën si Misionar


Mësimi 12

Përshtatja me Jetën si Misionar

misionarë në një rrugë të pashtruar

Përgatitja e misionarëve përfshin përgatitjen për kërkesat fizike, shpirtërore, emocionale dhe mendore të punës misionare. Broshura Adjusting to Missionary Life [Përshtatja me Jetën si Misionar] (2013) mund t’i ndihmojë misionarët dhe ata që përgatiten për misione, t’ua dalin në krye këtyre kërkesave. Ajo jep orientime që mund të na ndihmojnë të kemi të drejtë përdorimi të forcës së Zotit dhe të gjejmë gëzim në shërbimin misionar.

Rishiko dhe Ndiq Ecurinë

Udhëheqësi i diskutimeve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth përpjekjeve të tyre të kohëve të fundit për t’i zbatuar ato që po mësojnë në këtë klasë. Mund t’i ftoni t’ia tregojnë disa nga përpjekjet e tyre një partneri ose së bashku klasës.

Mundësitë për Veprimtaritë e të Mësuarit

Udhëheqësi i diskutimeve: Përzgjidhni me lutje mundësinë/të e të mësuarit që do të ishte/in më dobiprurëse për klasën tuaj. Sigurohuni që të lini mjaft kohë për praktikën dhe zbatimin.

Shënim: Ka shumë praktika të zotësive që lidhen me temat në këtë mësim. Merreni parasysh që gjatë të njëjtës orë mësimore në të cilën jepni mësim një veprimtari të të mësuarit nga ky mësim, të përdorni njërën prej praktikave vijuese: “Bisedoni me Çdokënd”, “Reagoni ndaj Ndjenjave të Pamjaftueshmërisë”, “Frymëmarrja e Qëllimshme” dhe “Zhvilloni Modele të Shëndetshme të të Menduarit”.

Mundësia A: Çfarë mund të më ndihmojë që të përshtatem me jetën si misionar/e?

Studio

Udhëheqësi i diskutimeve: Ftojini anëtarët e klasës të mendojnë rreth rasteve kur iu desh të përshtateshin me situata të reja në jetën e tyre. Shembujt mund të përfshijnë: zhvendosjen në një shtëpi të re, bashkimin me Kishën, ndryshimin e shkollës, takimin me një person të ri ose fillimin e një pune të re. Kërkojuni të tregojnë se si qe përvoja e tyre. Pyetje të tilla si vijueset mund të ndihmojnë për këtë diskutim:

  • Çfarë qe e parehatshme nga ndryshimi?

  • Çfarë qe emocionuese lidhur me të?

  • Çfarë të ndihmoi të përshtateshe me situatën tënde të re?

Udhëheqësi i diskutimeve: Paraqitni një ose më shumë fotografi të misionarëve kohëplotë, si ato në vijim. Ftojini nxënësit të tregojnë se çfarë ndiejnë se do të ishte emocionuese rreth të qenit misionar/e kohëplotë dhe çfarë mund të qe e vështirë në lidhje me të.

pleq [elders] duke predikuar
motra misionare duke buzëqeshur
pleq [elders] duke dhënë një mësim

Udhëheqësi i diskutimeve: Shpjegoni se në këtë veprimtari të të mësuarit, anëtarët e klasës do të njihen me një burim të titulluar Adjusting to Missionary Life [Përshtatja me Jetën si Misionar] (2013). Ndihmojini ata ta gjejnë broshurën Adjusting to Missionary Life [Përshtatja me Jetën si Misionar] te Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] (Biblioteka > Manualet dhe Thirrjet > Thirrjet në Mision > Adjusting to Missionary Life [Përshtatja me Jetën si Misionar]). Paraqiteni këtë burim duke dhënë udhëzimet vijuese:

Lexoje pikën “Stress Is a Normal Part of Life” [“Stresi Është Pjesë Normale e Jetës”] te pjesa “Understanding Stress” [“Të Kuptuarit e Stresit”] e broshurës Adjusting to Missionary Life [Përshtatja me Jetën si Misionar] (faqe 3). Kërko qëllimin e kësaj broshure.

  • Si mendon se mund të të ndihmojë ky burim tani dhe në të ardhmen?

Ushtrohu

Udhëheqësi i diskutimeve: Veprimtaria vijuese mund t’i ndihmojë anëtarët e klasës që të kenë një përvojë të individualizuar gjatë njohjes me broshurën Adjusting to Missionary Life [Përshtatja me Jetën si Misionar]. Ajo gjithashtu mund t’i përgatitë dhe frymëzojë ata që të studiojnë më tepër nga ky burim, më vete.

Paraqitini këto udhëzime dhe jepuni nxënësve rreth 10–15 minuta kohë për ta përfunduar veprimtarinë.

  1. Lexoje pjesën “Self-Assessment Record” [“Regjistri i Vetëvlerësimit”] te broshura Adjusting to Missionary Life [Përshtatja me Jetën si Misionar] (faqe 11).

  2. Zgjidh njërën prej kategorive nga vetëvlerësimi (General [Të Përgjithshme], Physical [Fizike], Emotional [Emocionale], Social [Shoqërore], Intellectual [Intelektuale], Spiritual [Shpirtërore]), për të cilën do të doje të mësoje më shumë.

  3. Gjej pjesën nga broshura Adjusting to Missionary Life [Përshtatja me Jetën si Misionar] që lidhet me kategorinë që zgjodhe. Studio copëza të kësaj pjese që janë më me vend për ty. Kërko dhe merr parasysh t’i shenjosh mësimet që mund të të ndihmojnë ty në situatën tënde të tanishme.

Udhëheqësi i diskutimeve: Pasi anëtarët e klasës të kenë mbaruar studimin, ftojini t’ia tregojnë ato që mësuan, një partneri ose grupi të vogël. Mund t’i paraqitni pyetjet vijuese dhe t’i ftoni partnerët ose anëtarët e grupeve t’i diskutojnë ato së bashku:

  • Cilat ishin disa nga sugjerimet apo mësimet që t’u dukën më të dobishme?

  • Çfarë mësove për mënyrën se si Zoti mund të të ndihmojë të përshtatesh me kërkesat e jetës në këtë moment dhe më vonë si një misionar/e?

Vendos një synim

Udhëheqësi i diskutimeve: Jepuni anëtarëve të klasës kohë të reflektojnë mbi ato që kanë mësuar, dhe të vendosin synime. Mund të paraqitni sa vijon për t’i ndihmuar:

Vendos një synim që lidhet me ato që ke studiuar. Përdor ide si ato në vijim ose mendo për ide të tuat.

  • Vazhdo ta studiosh pjesën e broshurës Adjusting to Missionary Life [Përshtatja me Jetën si Misionar] që fillove ta studioje gjatë kësaj veprimtarie të të mësuarit. Gjej sugjerime që mund të fillosh t’i përfshish në jetën tënde.

  • Krijo një plan për studimin e pjesëve të tjera të broshurës Adjusting to Missionary Life [Përshtatja me Jetën si Misionar].

Synimi im
  • Unë do të … (veprimi që do të ndërmarrësh).

  • Unë do ta arrij synimin tim duke … (një plan i thjeshtë).

Udhëheqësi i diskutimeve: Nëse nxënësit kanë një grup bashkëmoshatarësh me të cilin të flasin për synimet e tyre gjatë gjithë kursit, jepuni kohë të tregojnë se si do ta përkrahin ose do ta kujtojnë njëri‑tjetrin përpara orës mësimore të radhës.

Mundësia B: Si është të jesh misionar/e kohëplotë?

Studio

Udhëheqësi i diskutimeve: Merreni parasysh t’i shkruani në tabelë përgjigjet e anëtarëve të klasës ndaj pyetjes vijuese.

  • Çfarë pyetjesh ke rreth asaj se si është të jesh një misionar/e kohëplotë?

  • Në ç’mënyrë misionarët nevojitet të ushtrojnë besim te Jezu Krishti?

  • Çfarë mund të bësh tani për t’u përgatitur për jetën si misionar/e?

Udhëheqësi i diskutimeve: Si pjesë të diskutimit tuaj, mund të diskutoni për këtë thënie të Plakut Dejvid A. Bednar.

Plaku Dejvid A. Bednar

“Gjëja e vetme më me rëndësi që mund të bëni për t’u përgatitur për një thirrje [që të shërbeni], është të bëhesh misionar [shumë] kohë përpara se të shkoni në mision.” (“Të Bëhesh Misionar”, Liahona, nëntor 2005, f. 45; Konferenca e Përgjithshme, tetor 2005, f. 63)

  • Çfarë mendon se do të thotë të bëhesh misionar përpara se të shkosh në një mision?

Udhëheqësi i diskutimeve: Shpjegoni se kjo veprimtari e të mësuarit do t’i ndihmojë anëtarët e klasës të gjejnë përgjigje për disa nga pyetjet e tyre. Përdorni një ose më shumë nga idetë vijuese për t’i ndihmuar ta kuptojnë më mirë se si është shërbimi misionar kohëplotë.

Pasi ta përfundojnë veprimtarinë apo veprimtaritë që zgjodhën, jepuni anëtarëve të klasës mundësi t’i diskutojnë ato që mësuan. Mund të bëni pyetje të tilla si vijueset:

  • Si po të bekon Zoti teksa përpiqesh fort të bëhesh misionar/e?

Ushtrohu

Udhëheqësi i diskutimeve: Një mënyrë se si mund t’i ndihmoni nxënësit “të bëhe[n] misionar[ë]” përpara se të shërbejnë në një mision, është t’u jepni mundësi për ta ushtruar mësimdhënien ndaj të tjerëve. Merrni parasysh t’u kërkoni anëtarëve të klasës të gjejnë mësimin 1, 2 ose 3 te kapitulli 3 i manualit Predikoni Ungjillin Tim. Ftojini të studiojnë rreth njërës prej temave nga pjesa “Themeli Doktrinor” i mësimit dhe të përgatiten ta japin mësim. (Shihni mësimin 6: “Ushtrojeni Mësimdhënien” te materialet e këtij kursi për ide rreth mënyrës se si mund ta krijoni këtë përvojë.)

Pasi nxënësit të kenë pasur kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur, ftojini ta ushtrojnë mësimdhënien ndaj dikujt tjetër në klasë.

Vendos një synim

Udhëheqësi i diskutimeve: Jepuni anëtarëve të klasës kohë të reflektojnë mbi ato që kanë mësuar, dhe të vendosin synime. Mund të paraqitni sa vijon për t’i ndihmuar:

Vendos një synim që lidhet me ato që ke studiuar. Përdor ide si ato në vijim ose mendo për ide të tuat.

  • Shkruaj se si do të veprosh që “të bëhesh misionar” në mënyrë më tërësore përpara se të shërbesh në një mision.

  • Shiko nëse ka ndonjë mundësi që të marrësh pjesë në një takim për mësimdhënie ose veprimtari të tjera predikimi me misionarët vendorë kohëplotë.

  • Bisedo me njerëz që i njeh, të cilët kanë shërbyer në një mision. Bëju atyre pyetje për shërbimin misionar.

Synimi im
  • Unë do të … (veprimi që do të ndërmarrësh).

  • Unë do ta arrij synimin tim duke … (një plan i thjeshtë).

Udhëheqësi i diskutimeve: Nëse nxënësit kanë një grup bashkëmoshatarësh me të cilin të flasin për synimet e tyre gjatë gjithë kursit, jepuni kohë të tregojnë se si do ta përkrahin ose do ta kujtojnë njëri‑tjetrin përpara orës mësimore të radhës.

Mundësia C: Si mund ta përgatit shpirtërisht veten tani për shërbimin misionar?

Studio

Udhëheqësi i diskutimeve: Lexojeni dhe diskutoni për thënien në vijim nga Presidenti M. Rasëll Ballard. Mund edhe të shikoni materialin filmik “Stay within the Lines” [“Qëndroni Brenda Vijave”] (5:10; ChurchofJesusChrist.org) si pjesë të këtij diskutimi.

Presidenti M. Rasëll Ballard

“Ajo që na nevojitet tani, është brezi më i shkëlqyer i misionarëve në historinë e Kishës. Na duhen misionarë të denjë, të kualifikuar dhe me energji shpirtërore. … Nuk kemi nevojë që ju thjesht të plotësoni një pozicion; na duhet gjithë zemra dhe shpirti juaj. Na duhen misionarë dinamikë, të matur, të zjarrtë, të cilët dinë se si t’ua vënë veshin dhe t’u përgjigjen pëshpëritjeve të Shpirtit të Shenjtë. … Si një Apostull i Zotit Jezu Krisht, ju bëj thirrje të filloni në këtë çast … që të jeni plotësisht dhe tërësisht të denjë.” (“The Greatest Generation of Missionaries”, Ensign, nëntor 2002, f. 47)

  • Çfarë të bën përshtypje nga kjo thënie?

  • Si mendon, përse përgatitja shpirtërore dhe denjësia janë të rëndësishme në shërbimin misionar?

Udhëheqësi i diskutimeve: Si pjesë të diskutimit tuaj, mund të studioni së bashku vargjet te Doktrina e Besëlidhje 11:21 dhe Alma 17:2–3. Pjesëmarrësit gjithashtu mund të kërkojnë shembuj të mënyrave se si Shpëtimtari e përgatiti shpirtërisht Veten për shërbesën e Tij (shihni, për shembull, te Mateu 4:2; Marku 1:35 dhe Gjoni 8:28).

  • Cilat janë disa mënyra specifike se si mund të përgatitesh shpirtërisht tani për shërbimin misionar?

Udhëheqësi i diskutimeve: Ftojini nxënësit të bëjnë një listë individuale me përgjigjet për pyetjen e mëparshme. Ata mund t’ia tregojnë një partneri një ose dy zëra nga lista e tyre. Vini në dukje se ata nuk duhet të tregojnë gjëra që janë tepër vetjake.

Ushtrohu

Udhëheqësi i diskutimeve: Shpjegoni se përpara shërbimit të tyre misionar, misionarët e ardhshëm intervistohen nga peshkopi dhe presidenti i tyre i kunjit për të përcaktuar denjësinë dhe gatishmërinë e tyre për të shërbyer.

Ftojini anëtarët e klasës t’i gjejnë pyetjet e intervistës për shërbimin misionar tek artikulli “Interview Questions” [“Pyetjet e Intervistës”] (Liahona, gusht 2018, f. 53–54). Mund edhe t’i përgatitni këto pyetje në formë fletushke. Merrni parasysh t’i paraqitni udhëzimet vijuese:

Gjej kohë për ta lexuar në heshtje secilën nga pyetjet e intervistës për shërbimin misionar. Pasi t’i kesh lexuar tërë pyetjet, përcakto se çfarë gjërash ndien se po i bën mirë, së bashku me përmirësimet që dëshiron të bësh.

Udhëheqësi i diskutimeve: Pasi nxënësit të kenë pasur kohë për t’i lexuar tërë pyetjet e intervistës, merreni parasysh të diskutoni për pyetjet vijuese:

  • Si mund të të ndihmojë të përgatitesh për shërbimin misionar, shqyrtimi dhe reflektimi mbi këto pyetje të intervistës?

  • Pse është e rëndësishme të jesh plotësisht i/e ndershëm/me me veten dhe me udhëheqësit e tu të priftërisë kur u përgjigjesh këtyre pyetjeve?

Vendos një synim

Udhëheqësi i diskutimeve: Jepuni anëtarëve të klasës kohë të reflektojnë mbi ato që kanë mësuar, dhe të vendosin synime. Mund të paraqitni sa vijon për t’i ndihmuar:

Vendos një synim që lidhet me ato që ke studiuar. Përdor ide si ato në vijim ose mendo për ide të tuat.

  • Përcakto se si do të veprosh që të bëhesh më i/e përgatitur shpirtërisht për të shërbyer në një mision.

  • Nëse nuk e ke marrë tashmë bekimin tënd patriarkal, merr parasysh me lutje se kur do të ishte koha e duhur që ta merrje.

  • Merr pjesë më tepër në punën në tempull dhe për historinë familjare.

Synimi im
  • Unë do të … (veprimi që do të ndërmarrësh).

  • Unë do ta arrij synimin tim duke … (një plan i thjeshtë).

Udhëheqësi i diskutimeve: Nëse nxënësit kanë një grup bashkëmoshatarësh me të cilin të flasin për synimet e tyre gjatë gjithë kursit, jepuni kohë të tregojnë se si do ta përkrahin ose do ta kujtojnë njëri‑tjetrin përpara orës mësimore të radhës.

Herës Tjetër

Udhëheqësi i diskutimeve: Nëse jeni gati që ta jepni herës tjetër mësimin 13, merrni parasysh t’i ftoni anëtarët e klasës të mendojnë rreth përparimit që kanë bërë që nga fillimi i kursit në përgatitje për të shërbyer në një mision. Nëse dëshironi, mund t’u dërgoni atyre një kujtues.