Mësimi 6
Ushtrojeni Mësimdhënien
Ndihmat për Dhënien e Mësimeve nga Kapitulli 3 i Manualit Predikoni Ungjillin Tim
Dhënia e anëtarëve të klasës mundësi të përsëritura për mësimdhënie, mund ta rritë vetëbesimin dhe aftësinë e tyre për ta shpërndarë ungjillin e Jezu Krishtit. Mund ta forcojë gjithashtu dëshminë e tyre për Shpëtimtarin dhe doktrinën e Tij.
Si të përdoret ky mësim
Udhëheqësi i diskutimeve: Ky mësim jep ide për t’i ndihmuar nxënësit t’i studiojnë dhe japin mësim të vërtetat nga kapitulli 3 i manualit Predikoni Ungjillin Tim. Ndërsa përcaktoni mënyrën dhe kohën se kur t’i përdorni idetë në këtë mësim, merrni parasysh sa vijon:
-
Shpeshtësia: Anëtarët e klasës do të kenë dobi nga mundësi të përsëritura për mësimdhënie gjatë gjithë kursit.
-
Shembujt: Përpara se t’i ftoni anëtarët e klasës të japin mësim, tregojuni shembuj të asaj se çfarë po u kërkohet që të bëjnë. Për shembull, ju mund: 1) të tregoni në praktikë se si jepet mësim një e vërtetë, ose 2) të përdorni mësimet e shkurtra si model nga pjesa “Jepni Mësim Kur Gjeni Njerëz” (Predikoni Ungjillin Tim, f. 172–173).
-
Mjedisi: Sigurohuni që çdo person të ketë dikë për ta mësuar. Sigurohuni që të jenë përballë partnerit apo grupit të tyre dhe që të gjithë të mund ta dëgjojnë njëri‑tjetrin. Inkurajojini nxënësit t’i respektojnë bashkëmoshatarët e tyre, të cilët po u japin mësim atyre.
-
Përsëritja: Përpiquni t’u jepni nxënësve mundësi që ta japin mësim të njëjtën të vërtetë shumë herë brenda një seance ore mësimore. Kjo do t’i ndihmojë të përshtaten dhe përmirësohen. Mund t’u caktoni që, çdo herë, t’u japin mësim njerëzve të ndryshëm.
-
Përshtatja: Me kalimin e kohës, mund t’i ndihmoni nxënësit të përqendrohen te zotësi më të rafinuara mësimdhënieje, të tilla si: mësimdhënia me një shok/shoqe, bërja e ftesave të efektshme apo e pyetjeve të mira. Për ide rreth zotësive shtesë që mund t’i përfshini, shihni praktikat e zotësive në fund të këtij manuali.
Ide për t’i ndihmuar anëtarët e klasës ta ushtrojnë mësimdhënien
Udhëheqësi i diskutimeve: Udhëzuesit vijues për mësimdhënien janë hartuar për t’i ndihmuar nxënësit të ndërmarrin hapat fillestarë për t’u bërë mësues të efektshëm.
Përmbledhje e shkurtër
Udhëheqësi i diskutimeve: Kjo është mundësia më e shpejtë dhe më e thjeshtë. Nxënësit mund të përgatitin dhe të japin mësim një përmbledhje të shkurtër të një teme të ungjillit brenda vetëm pak minutave. Mund ta bëjnë këtë, herë pas here, në fillim të orës mësimore, përpara se të filloni mësimin e programuar.
Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës të përgatitin një përmbledhje të shkurtër, paraqitni udhëzimet vijuese:
-
Gjej pjesën e titulluar “Themeli Doktrinor” në mësimin 1, 2 ose 3 nga kapitulli 3 i manualit Predikoni Ungjillin Tim (faqet 33–43, 49–59, 63–73).
-
Zgjidh një prej temave në këtë pjesë që dëshiron ta studiosh. Shpenzo disa minuta për ta studiuar dhe kuptuar këtë temë.
-
Tregoji një partneri ose grupi të vogël një përmbledhje prej një apo dy minutash të temës sate.
Përvijim i thjeshtë i mësimit
Udhëheqësi i diskutimeve: Kjo mundësi u jep nxënësve rastin që t’i shtojnë përbërës të tjerë mësimdhënies së tyre. Këta përbërës përfshijnë dhënien e një shkrimi të shenjtë me lidhje përkatëse, bërjen e ftesave dhe dhënien e dëshmisë së tyre.
-
Gjej pjesën e titulluar “Themeli Doktrinor” në mësimin 1, 2 ose 3 nga kapitulli 3 i manualit Predikoni Ungjillin Tim (faqet 33–43, 49–59, 63–73).
-
Zgjidh një prej temave në këtë pjesë që dëshiron ta studiosh. Rrite kuptueshmërinë tënde për këtë temë 1) duke e lexuar nënpjesën dhe duke e theksuar me ngjyrë atë që të duket më e rëndësishmja, dhe 2) duke studiuar disa prej shkrimeve të shenjta në kutinë “Studimi i Shkrimeve të Shenjta”.
-
Krijo një përvijim të thjeshtë që përmban:
-
Një përmbledhje të shkurtër të asaj që mësove.
-
Një shkrim të shenjtë me lidhje përkatëse për ta treguar.
-
Një ftesë që mund ta bësh.
-
Dëshminë tënde.
-
Përdore përvijimin tënd për t’i dhënë mësim një partneri rreth temës që studiove.
-
Jep mësim dy ose më shumë të vërteta
Udhëheqësi i diskutimeve: Kjo mundësi u lejon nxënësve të japin mësim dy ose më shumë të vërteta në një mësim të shkurtër. Për t’i ndihmuar ta përfundojnë këtë mundësi, shpërndani fletushkën e titulluar “Udhëzuesi për Përgatitjen dhe Dhënien e një Mësimi të Shkurtër”.
Udhëzuesi për Përgatitjen dhe Dhënien e një Mësimi të Shkurtër
Cilin prej mësimeve vijuese nga kapitulli 3 i manualit Predikoni Ungjillin Tim do ta japësh mësim? (Përzgjidh një.)
-
____ Mësimi 1: Mesazhi i Rivendosjes së Ungjillit të Jezu Krishtit
-
____ Mësimi 2: Plani i Atit Qiellor për Shpëtimin
-
____ Mësimi 3: Ungjilli i Jezu Krishtit
Shko te pjesa “Themeli Doktrinor” e mësimit që zgjodhe. Hidhu një sy titujve të theksuar me ngjyrë të zezë. Përzgjidh të paktën dy prej këtyre temave për të cilat dëshiron të ushtrosh mësimdhënien. Cilët tituj zgjodhe?
Për të të ndihmuar të përgatitesh, mendo rreth dikujt që e njeh, që mund të bekohet nga të vërtetat që dëshiron të japësh mësim. Shkruaj një pyetje, një shqetësim ose nevojë që ka ky person, të cilën mund ta trajtojë mësimi yt.
Organizoji dhe përmblidhi ato që do të japësh mësim. Përgatit një mësim që mund ta japësh në pesë deri shtatë minuta. Merr parasysh të bësh sa vijon: 1) Përcakto të paktën një shkrim të shenjtë që do të japësh. 2) Mbaj shënim të paktën një pyetje që do të bësh. 3) Mendo për një përvojë ose shembull që mund të tregosh. 4) Merr parasysh se kur mund ta japësh dëshminë tënde. 5) Mbaj shënim një ftesë që mund të bësh.
Përgatite përvijimin tënd duke përdorur hapësirën poshtë dhe prapa kësaj faqeje. Kur jep mësim, mos u merakos të trajtosh gjithçka. Jep mësim me zemër, duke përdorur vetë fjalët e tua.
Reflekto
Udhëheqësi i diskutimeve: Pasi anëtarët e klasës ta kenë ushtruar mësimdhënien, merrni parasysh ta diskutoni përvojën e tyre. Mund të bëni pyetje si ato që vijojnë:
-
Çfarë mësove nga procesi i përgatitjes dhe mësimdhënies?
-
Çfarë studiove dhe dhe mësim që qe më kuptimplotja për ty? Përse?
-
Në ç’mënyra dëshiron të përmirësohesh si mësues?
Vendos një synim
Udhëheqësi i diskutimeve: Jepuni anëtarëve të klasës kohë të reflektojnë mbi ato që kanë mësuar sot, dhe të vendosin synime. Mund të paraqitni sa vijon për t’i ndihmuar:
Vendos një synim që lidhet me ato që ke studiuar. Përdor ide si ato në vijim ose mendo për ide të tuat.
-
Mësoja të vërtetat që përgatite dhe dhe mësim sot, një personi jashtë klasës.
-
Zgjidh një ose më shumë prej mësimeve te kapitulli 3 i manualit Predikoni Ungjillin Tim që ta studiosh më tej.
Synimi im
-
Unë do të … (veprimi që do të ndërmarrësh).
-
Unë do ta arrij synimin tim duke … (një plan i thjeshtë).
Udhëheqësi i diskutimeve: Nëse nxënësit kanë një grup me të cilin të flasin për synimet e tyre, jepuni kohë të tregojnë se si do ta përkrahin ose do ta kujtojnë njëri‑tjetrin përpara orës mësimore të radhës.
Herës Tjetër
Udhëheqësi i diskutimeve: Nëse jeni gati që ta studioni herës tjetër mësimin 7, merrni parasysh t’i ftoni nxënësit të studiojnë pjesën “Ftesa për t’u Pagëzuar dhe Konfirmuar” nga kapitulli 3 i manualit Predikoni Ungjillin Tim (faqet 28–29) si parapërgatitje. Nëse dëshironi, mund edhe t’u dërgoni atyre një kujtues.