Kurset për Ungjillin
Mësimi 5: Studiojeni dhe Jepeni Mësim Ungjillin e Jezu Krishtit


Mësimi 5

Studiojeni dhe Jepeni Mësim Ungjillin e Jezu Krishtit

Predikoni Ungjillin Tim, Kapitulli 3

djalë duke studiuar shkrimet e shenjta

Mësimet që përdorin misionarët për të dhënë mësim ungjillin e Shpëtimtarit, gjenden në kapitullin 3 të manualit Predikoni Ungjillin Tim. “Mësimet në këtë kapitull përmbajnë doktrinën, parimet dhe urdhërimet thelbësore të ungjillit të Jezu Krishtit” (Predikoni Ungjillin Tim [2023], f. 25). Ndërsa nxënësit i studiojnë këto mësime dhe e ushtrojnë mësimdhënien e tyre, ata do të jenë të përgatitur më mirë për ta shpërndarë ungjillin e Shpëtimtarit tek të tjerët.

Rishiko dhe Ndiq Ecurinë

Udhëheqësi i diskutimeve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth përpjekjeve të tyre të kohëve të fundit për t’i zbatuar ato që po mësojnë në këtë klasë. Mund t’i ftoni t’ia tregojnë disa nga përpjekjet e tyre një partneri ose së bashku klasës.

Mundësitë për Veprimtaritë e të Mësuarit

Udhëheqësi i diskutimeve: Përzgjidhni me lutje mundësinë ose mundësitë e të mësuarit që do t’i sillnin më shumë dobi klasës suaj. Sigurohuni që të lini mjaft kohë për praktikën dhe zbatimin.

Mundësia A: Çfarë japin mësim misionarët e Zotit?

Studio

Udhëheqësi i diskutimeve: Kujtojuani anëtarëve të klasës pjesën “Qëllimi Juaj” (Predikoni Ungjillin Tim, f. 1). Thuajeni atë përmendsh së bashku si klasë. Shpjegoni se një mënyrë e rëndësishme që misionarët ta arrijnë këtë qëllim, është duke ua dhënë mësim ungjillin e Jezu Krishtit njerëzve që takojnë.

Vini në dukje se mësimet që japin misionarët, gjenden te kapitulli 3 i manualit Predikoni Ungjillin Tim. Jepni udhëzimet vijuese:

Lexoji dy paragrafët e parë te kapitulli 3 i manualit Predikoni Ungjillin Tim, përfshirë titujt e mësimeve të theksuara me ngjyrë të zezë, duke kërkuar atë që misionarët janë udhëzuar të japin mësim.

Udhëheqësi i diskutimeve: Gjithashtu, mund të studioni së bashku disa prej vargjeve në vijim: Doktrina e Besëlidhje 19:31; 33:10–11; 34:4–642:12. Nxënësit mund të diskutojnë pikëpamjet e tjera që marrin rreth asaj se çfarë dëshiron Zoti që të japin mësim misionarët e Tij.

Shpjegoni se në veprimtarinë vijuese, pjesëmarrësit do të mësojnë për formatin dhe strukturën e mësimeve te kapitulli 3 i manualit Predikoni Ungjillin Tim. Për të filluar, merrni parasysh t’u jepni nxënësve një vështrim të përgjithshëm të shpejtë të njërit prej mësimeve. Ju mund ta shfaqni mësimin në një ekran ndërsa e shqyrtoni atë së bashku. Udhëzimet në vijim mund t’ju ndihmojnë të jepni një vështrim të përgjithshëm të shpejtë:

Gjej materialin “Mësimi 1: Mesazhi i Rivendosjes së Ungjillit të Jezu Krishtit” (faqet 30–44). Hidhu një sy të shpejtë pjesëve vijuese në këtë mësim. Mendo rreth mënyrës se si këto pjesë të ndryshme të mësimit mund të të ndihmojnë ta japësh mësim në mënyrë të efektshme ungjillin e Shpëtimtarit.

  • Njerëzit Mund të Pyesin Veten

  • Sugjerime për Mësimdhënien

  • Çfarë Mund t’u Mësoni Njerëzve Brenda 15–25 Minutash

  • Pyetjet që Mund t’u Bëni Njerëzve

  • Ftesat që Mund të Bëni

  • Themeli Doktrinor

  • Ide për Mësimdhënie (gjenden nëpër gjithë mësimin)

  • Përvijim i Shkurtër deri Mesatar për Mësimin

Udhëheqësi i diskutimeve: Ftojini nxënësit të tregojnë atë që iu duk e dobishme nga mësimi që shqyrtuat së bashku. Nëse e lejon koha, mund të shpjegoni se “Mësimi 4: Bërja Dishepuj të Jezu Krishtit për Gjithë Jetën” ka një format të ndryshëm nga tri mësimet e para. Ju mund edhe ta shqyrtoni shpejt këtë mësim së bashku.

Ushtrohu

Udhëheqësi i diskutimeve: Jepuni anëtarëve të klasës kohë që ta studiojnë më në thellësi një prej mësimeve nga kapitulli 3 i manualit Predikoni Ungjillin Tim. Paraqitini udhëzimet vijuese dhe jepuni nxënësve rreth 10 minuta kohë që t’i plotësojnë ato më vete:

Zgjidh një prej mësimeve nga kapitulli 3 i manualit Predikoni Ungjillin Tim që do të doje ta studioje më shumë. Ja disa ide mbi atë se çfarë mund të bësh:

  • Lexoji titujt e pjesëve të mësimit. Më pas, gjej kohë për të studiuar më në thellësi një ose më shumë prej pjesëve që të ngjallin interes më të madh.

  • Lexoje kutinë “Njerëzit Mund të Pyesin Veten” në fillim të mësimit (vetëm mësimet 1–3). Thekso me ngjyrë pyetjet të cilave do të doje më shumë t’u përgjigjeshe. Kërkoji përgjigjet te pjesa “Themeli Doktrinor”.

  • Studio disa prej përmbledhjeve te pjesa “Themeli Doktrinor”. Mund të studiosh edhe disa prej vargjeve te kutitë “Studimi i Shkrimeve të Shenjta”. Kushtoji vëmendje asaj që mëson nga këto burime rreth Jezu Krishtit dhe ungjillit të Tij.

Udhëheqësi i diskutimeve: Kur anëtarët e klasës të kenë mbaruar studimin, ndajini në dyshe ose grupe të vogla. Ftojeni çdo person të tregojë se te çfarë u përqendruan në veprimtarinë e studimit dhe se çfarë mësuan nga përvoja që patën.

Vendos një synim

Udhëheqësi i diskutimeve: Jepuni anëtarëve të klasës kohë të reflektojnë mbi ato që kanë mësuar sot, dhe të vendosin synime. Mund të paraqitni sa vijon për t’i ndihmuar:

Vendos një synim që lidhet me ato që ke studiuar. Përdor ide si ato në vijim ose mendo për ide të tuat.

  • Krijo një plan se si do ta studiosh doktrinën nga mësimet te kapitulli 3 në studimin tënd vetjak.

  • Zgjidh një përmbledhje nga një prej pjesëve nga “Themeli Doktrinor” që dëshiron ta studiosh. Studioje temën dhe krijo një përvijim të shkurtër të asaj që mësove. Përdore përvijimin tënd për t’i dhënë mësim dikujt që njeh.

Synimi im
  • Unë do të … (veprimi që do të ndërmarrësh).

  • Unë do ta arrij synimin tim duke … (një plan i thjeshtë).

Udhëheqësi i diskutimeve: Nëse nxënësit kanë një grup me të cilin të flasin për synimet e tyre, jepuni kohë të tregojnë se si do ta përkrahin ose do ta kujtojnë njëri‑tjetrin përpara orës mësimore të radhës.

Mundësia B: Si mund ta japin mësim në mënyrë të efektshme ungjillin e Zotit misionarët e Tij?

Studio

Udhëheqësi i diskutimeve: Ftojini anëtarët e klasës të mendojnë për mundësi të kaluara që kanë pasur për t’ua mësuar ungjillin e Jezu Krishtit të tjerëve (për shembull, familjarëve apo miqve të tyre, në kishë ose në seminar apo institut). Mund t’u kërkoni një ose dy nxënësve të tregojnë përvojat e tyre, përfshirë atë se çfarë shkoi mirë dhe se çfarë ndiejnë se mund të kishte vajtur më mirë.

Shpjegoni se veprimtaria vijuese e studimit mund t’i ndihmojë anëtarët e klasës të mësojnë se si ta japin mësim në mënyrë më të efektshme ungjillin e Shpëtimtarit. Nxënësit mund t’i kryejnë të katërt hapat në mënyrë individuale ose mund t’i ndani në grupe prej katër vetash dhe ta caktoni secilin anëtar të grupit të studiojë njërin hap.

Studioji pjesët vijuese nga hyrja te kapitulli 3 i manualit Predikoni Ungjillin Tim. Kërkoji të vërtetat dhe orientimet që të ndihmojnë të kuptosh se si misionarët mund ta japin mësim ungjillin e Shpëtimtarit në mënyrë të efektshme. Merre parasysh t’i shenjosh idetë të cilat ndien se janë më të rëndësishmet.

  1. Jepni Mësim nga Zemra Juaj si t’ju Udhërrëfejë Shpirti” (faqe 26)

  2. Jepni Mësim dhe Ftoni sipas Nevojave Individuale” (faqe 27)

  3. Fragmentet e shkrimeve të shenjta nën titullin “Çfarë po drejtoheni që të jepni mësim?” (Te kutia “Studimi i Shkrimeve të Shenjta” në faqen 27)

  4. Fragmentet e shkrimeve të shenjta nën titullin “Përse është e rëndësishme që ta studioni doktrinën te mësimet?” (Te kutia “Studimi i Shkrimeve të Shenjta” në faqen 27)

Udhëheqësi i diskutimeve: Ftojini anëtarët e klasës të tregojnë ato që zbuluan në grupe të vogla ose si klasë.

Ushtrohu

Udhëheqësi i diskutimeve: Jepuni pjesëmarrësve mundësi të përgatitin dhe të ushtrojnë dhënien mësim të përmbledhjeve të thjeshta nga njëri prej mësimeve te kapitulli 3 i manualit Predikoni Ungjillin Tim. Mund të përdorni orientimet që gjenden te Mësimi 6: “Ushtrojeni Mësimdhënien” për t’i ndihmuar që të përgatiten ta bëjnë këtë. Nxitini anëtarët e klasës t’i përfshijnë parimet që mësuan rreth mësimdhënies së efektshme, ndërsa i krijojnë e tregojnë përmbledhjet e tyre. Nëse e lejon koha, mund t’u jepni nxënësve mundësi të shumta për ta dhënë mësim përmbledhjen që përgatitën.

Vendos një synim

Udhëheqësi i diskutimeve: Jepuni anëtarëve të klasës kohë të reflektojnë mbi ato që kanë mësuar sot, dhe të vendosin synime. Mund të paraqitni sa vijon për t’i ndihmuar:

Vendos një synim që lidhet me ato që ke studiuar. Përdor ide si ato në vijim ose mendo për ide të tuat.

  • Ushtroje mësimdhënien e përmbledhjes sate te një pjesëtar i familjes apo shok.

  • Shpërndaje përmbledhjen tënde, së bashku me dëshminë, në mediat shoqërore.

  • Studio përmbajtje shtesë nga mësimet te kapitulli 3.

Synimi im
  • Unë do të … (veprimi që do të ndërmarrësh).

  • Unë do ta arrij synimin tim duke … (një plan i thjeshtë).

Udhëheqësi i diskutimeve: Nëse nxënësit kanë një grup me të cilin të flasin për synimet e tyre, jepuni kohë të tregojnë se si do ta përkrahin ose do ta kujtojnë njëri‑tjetrin përpara orës mësimore të radhës.

Herës Tjetër

Udhëheqësi i diskutimeve: Nëse planifikoni të përdorni mësimin 6 për ta ushtruar mësimdhënien gjatë orës mësimore të radhës, mund t’i ftoni nxënësit të studiojnë një prej mësimeve nga kapitulli 3 i manualit Predikoni Ungjillin Tim si parapërgatitje. Nëse jeni gati që ta studioni herës tjetër mësimin 7, merrni parasysh t’i ftoni anëtarët e klasës të studiojnë pjesën “Ftesa për t’u Pagëzuar dhe Konfirmuar” nga kapitulli 3 i manualit Predikoni Ungjillin Tim (faqet 28–29) si parapërgatitje. Nëse dëshironi, mund edhe t’u dërgoni atyre një kujtues.