Kurset për Ungjillin
Mësimi 11: Ndihmojini Njerëzit të Bëjnë dhe Mbajnë Zotime


Mësimi 11

Ndihmojini Njerëzit të Bëjnë dhe Mbajnë Zotime

Predikoni Ungjillin Tim, Kapitulli 11

Bariu

“Të ndihmoni njerëzit të kthehen në besim te Jezu Krishti është thelbësor për qëllimin … misionar” (Predikoni Ungjillin Tim: Një Udhëzues për Shpërndarjen e Ungjillit të Jezu Krishtit [2023], f. 202). Një mënyrë e rëndësishme për t’i ndihmuar të tjerët për kthimin e tyre në besim, është duke i ftuar të bëjnë dhe të mbajnë zotime. Bërja e ftesave të efektshme i rrit gjasat që njerëzit të bëjnë dhe të mbajnë zotime.

Rishiko dhe Ndiq Ecurinë

Udhëheqësi i diskutimeve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth përpjekjeve të tyre të kohëve të fundit për t’i zbatuar ato që po mësojnë në këtë klasë. Mund t’i ftoni t’ia tregojnë disa nga përpjekjet e tyre një partneri ose së bashku klasës.

Mundësitë për Veprimtaritë e të Mësuarit

Udhëheqësi i diskutimeve: Përzgjidhni me lutje mundësinë/të e të mësuarit që do të ishte/in më dobiprurëse për klasën tuaj. Sigurohuni që të lini mjaft kohë për praktikën dhe zbatimin.

Mundësia A: Si mund t’i ndihmoj të tjerët të kthehen në besim te Zoti?

Studio

Udhëheqësi i diskutimeve: Diskutoni për thënien vijuese nga Plaku Dejvid A. Bednar.

Plaku Dejvid A. Bednar

“Shërbëtorët e autorizuar të Zotit përsëri[t]in mësimin se një nga qëllimet parësore të [ekzistencës s]onë në vdekshmëri është që të ndryshojmë e të shndërrohemi shpirtërisht përmes Shlyerjes së Jezu Krishtit.” (“Duhet të Lindni Sërish”, Ensign ose Liahona, maj 2007, f. 19–20; Konferenca e Përgjithshme, prill 2007, f. 20)

  • Si mendon, përse të qenit i ndryshuar shpirtërisht ose i kthyer në besim, është një prej qëllimeve kryesore të kohës sonë në tokë?

Udhëheqësi i diskutimeve: Merreni parasysh t’i paraqitni fjalitë e paplota në vijim si tituj në tabelë:

Të kthehesh në besim te Zoti do të thotë …

Ne mund të kthehemi në besim te Jezu Krishti duke …

Ftojini anëtarët e klasës të mendojnë ose tregojnë se si do t’i përfundonin këto dy fjali. Shpjegoni se kjo veprimtari e të mësuarit mund t’i ndihmojë që ta kuptojnë më mirë se çfarë është kthimi në besim dhe se si kthehemi në besim. Paraqitini udhëzimet vijuese:

Plotëso veprimtaritë vijuese të studimit. Theksoje me ngjyrë atë që mëson rreth 1) asaj se çfarë do të thotë të kthehesh në besim te Zoti, dhe 2) asaj se si ndodh kthimi në besim.

  1. Lexoje pjesën e titulluar “Pendimi, Zotimi dhe Kthimi në Besim” te kapitulli 11 i manualit Predikoni Ungjillin Tim (faqet 201–202).

  2. Studio të paktën dy prej fragmenteve vijuese të shkrimeve të shenjta: Gjoni 3:3–5; Mosia 5:2; Mosia 27:25–26; Alma 5:12–14.

Udhëheqësi i diskutimeve: Pas një kohe të mjaftueshme për studim, ftojini anëtarët e klasës ta tregojnë atë që mësuan. Mund t’i ftoni nxënësit që t’i shkruajnë përgjigjet e tyre nën titullin e duhur në tabelë.

Mund edhe të diskutoni së bashku për pyetjet vijuese:

  • Si lidhen pendimi, zotimet dhe besëlidhjet me kthimin në besim?

  • Si mendon, përse kthimi në besim është përfundimisht i mundur vetëm nëpërmjet Jezu Krishtit dhe Shlyerjes së Tij?

  • Çfarë të ka ndihmuar që ta thellosh kthimin tënd vetjak në besim te Jezu Krishti?

Ushtrohu

Udhëheqësi i diskutimeve: Veprimtaria vijuese mund t’i ndihmojë nxënësit të ushtrohen duke i shpjeguar të vërtetat që kanë studiuar në veprimtarinë e mëparshme të të mësuarit. Paraqitini udhëzimet vijuese dhe jepuni anëtarëve të klasës kohë që të përgjigjen. Ju mund t’u caktoni nxënësve ose partnerëve një skenar specifik me të cilin të punojnë, dhe t’i vini që t’ua mësojnë të tjerëve, të cilëve iu caktua të punonin me skenarë të tjerë.

Zgjidh një nga skenarët në vijim. Përgatit një përgjigje për personin në skenar duke iu përgjigjur pyetjeve më poshtë.

  1. Kristina nuk ka qenë kurrë pjesë e një kishe. Kohët e fundit, ka ndier dëshirën për t’u afruar më shumë me Perëndinë. Ajo pyet veten se nga ku duhet t’ia nisë.

  2. Isaku po merr mësimet nga misionarët. Gjatë njërit prej mësimeve, misionarët i mësuan Isakut se pendimi përfshin kthimin për nga Perëndia dhe largimin nga mëkatet tona. Isaku u përgjigj duke thënë: “Nuk jam i sigurt se mund ta bëj këtë. Thjesht, kështu jam gatuar unë.”

  3. Jasmina vë re që të tjerët duket se e kanë më të lehtë t’i zbatojnë urdhërimet dhe kanë dëshmi më të forta se ajo. Ajo ndihet e shkurajuar kur e krahason veten me njerëzit e tjerë.

  • Çfarë mund të tregoje nga shkrimet e shenjta ose manuali Predikoni Ungjillin Tim që mund të ndihmonte?

  • Çfarë mund të jepje mësim rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit?

  • Cila është një ftesë që mund të bëje?

Udhëheqësi i diskutimeve: Pas një kohe të mjaftueshme, ftojini nxënësit t’ia tregojnë përgjigjet e tyre një partneri ose grupi të vogël.

Vendos një synim

Udhëheqësi i diskutimeve: Jepuni anëtarëve të klasës kohë të reflektojnë mbi ato që kanë mësuar, dhe të vendosin synime. Mund të paraqitni sa vijon për t’i ndihmuar:

Vendos një synim që lidhet me ato që ke studiuar. Përdor ide si ato në vijim ose mendo për ide të tuat.

  • Shkruaje historinë tënde vetjake të procesit të vazhdueshëm të kthimit në besim. Përfshiji mënyrat specifike se si Perëndia ka ndikuar për ndryshimet në jetën tënde.

  • Pyet një mik ose pjesëtar të familjes për procesin e vet të kthimit në besim te Jezu Krishti.

  • Shkruaj tri mënyra se si mund ta kërkosh ndihmën e Jezu Krishtit për të ta forcuar kthimin tënd vetjak në besim.

Synimi im
  • Unë do të … (veprimi që do të ndërmarrësh).

  • Unë do ta arrij synimin tim duke … (një plan i thjeshtë).

Udhëheqësi i diskutimeve: Nëse nxënësit kanë një grup bashkëmoshatarësh me të cilin të flasin për synimet e tyre gjatë gjithë kursit, jepuni kohë të tregojnë se si do ta përkrahin ose do ta kujtojnë njëri‑tjetrin përpara orës mësimore të radhës.

Mundësia B: Si mund t’i ndihmojnë ftesat e efektshme njerëzit që të vijnë te Jezu Krishti?

Studio

Udhëheqësi i diskutimeve: Paraqitni pyetjet vijuese dhe ftojini nxënësit që t’i diskutojnë me një partner. Mund të filloni duke dhënë një shembull nga jeta juaj.

  • Cila është një ftesë që ke marrë dhe në bazë të së cilës ke vepruar, që të ka ndihmuar të afrohesh më shumë me Jezu Krishtin?

  • Si mund të kishin shkuar gjërat ndryshe për ty po të mos të të ishte bërë kjo ftesë?

Udhëheqësi i diskutimeve: Për t’i ndihmuar nxënësit të fillojnë që të studiojnë rreth ftesave të efektshme, merreni parasysh të jepni udhëzimet e renditura më poshtë. Mund ta ndani klasën në dyshe dhe t’i caktoni secilit partner njërën nga mundësitë e studimit. Mund edhe ta ftoni çdo nxënës të lexojë njërin ose më shumë nga shkrimet e shenjta që gjenden te kutia “Studimi i Shkrimeve të Shenjta” në faqen 203 nën titullin “Parimet për Bërjen e Ftesave”.

Mëso se si të bësh ftesa duke studiuar sa vijon te kapitulli 11 i manualit Predikoni Ungjillin Tim:

  1. Dy paragrafët dhe pikat e renditura nën titullin “Bërja e Ftesave” (faqe 202)

  2. Parimet për Bërjen e Ftesave” (faqe 203)

Udhëheqësi i diskutimeve: Kur të kenë mbaruar studimin, ftojini anëtarët e klasës ta përmbledhin me partnerët e tyre atë që mësuan. Më pas, merrni parasysh të diskutoni për pyetjet vijuese së bashku si klasë:

  • Çfarë mësove për rëndësinë e bërjes së ftesave ndërsa e shpërndajmë ungjillin e Jezu Krishtit?

  • Cilët janë shembujt e ftesave që mund të bëjmë, për t’i ndihmuar të tjerët të vijnë te Krishti?

Udhëheqësi i diskutimeve: Si pjesë të diskutimit tuaj, mund të paraqitni materialin filmik “Ftesa ndaj të Tjerëve që ‘Të Vijnë e të Shohin’” (1:17) ose “Ftesa ndaj të Tjerëve që ‘Të Vijnë e të Ndihmojnë’” (1:03). Të dyja materialet filmike janë në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org:

Mund të tregoni edhe thënien në vijim nga Plaku Geri E Stivenson:

Plaku Geri E. Stivenson

“Ka qindra ftesa që mund t’ua bëjmë të tjerëve. Ne mund t’i ftojmë të tjerët ‘të vijnë e të shohin’ një shërbesë sakramenti, një aktivitet lagjeje, një material filmik në internet që shpjegon për ungjillin e Jezu Krishtit. ‘Ejani dhe shikoni’ mund të jetë një ftesë për të lexuar Librin e Mormonit ose për të vizituar një tempull të ri gjatë shtëpisë së hapur përpara përkushtimit të tij.” (“Jepni Dashuri, Tregoni, Ftoni”, Liahona, maj 2022, f. 86–87)

Ushtrohu

ikona e fletushkës Udhëheqësi i diskutimeve: Për t’u dhënë nxënësve mundësi që ta ushtrojnë bërjen e ftesave, mund të shpërndani fletushkën “Bërja e Ftesave”. Jepuni kohë anëtarëve të klasës ta plotësojnë fletushkën ose veçmas, ose me një partner.

Bërja e Ftesave

Parimet vijuese mund të të ndihmojnë të bësh ftesa të efektshme:

Ji dashamirës/e, konkret/e dhe i/e qartë. Shprehe ftesën tënde në formën e një pyetjeje “a do të”. Për shembuj, shih pjesën “Ftoni me një Gjuhë Dashamirëse dhe të Qartë” në kapitullin 11 të manualit Predikoni Ungjillin Tim (faqe 203).

Dëshmo për bekimet. Jep dëshmi se Perëndia do t’i bekojë ata që e ndjekin ftesën që po bën. Mund të shpjegosh se si je bekuar ti personalisht. Për më shumë informacion, shih pjesët “Premtojuni Bekime Njerëzve” dhe “Jepni Dëshminë Tuaj” në kapitullin 11 të manualit Predikoni Ungjillin Tim (faqet 204–205).

Ja një shembull i një ftese që i ndjek këto orientime:

Zoti u ka premtuar bekime të mëdha atyre që i binden ligjit të së dhjetës. Ai më ka bekuar mua individualisht dhe familjen time ndërsa i jemi bindur këtij ligji. Unë premtoj se Perëndia do të të bekojë ndërsa e ushtron besimin te Jezu Krishti dhe e paguan të dhjetën. A do t’i bindesh ligjit të së dhjetës pasi të pagëzohesh?

Përdori këta hapa për të të ndihmuar të bësh praktikë me krijimin dhe bërjen e një ftese.

  1. Përcakto se çfarë mund të bësh për ta ftuar dikë që t’i afrohet më shumë Jezu Krishtit. Ky mund të ishte dikush të cilin e përfytyron se po i jep mësim si misionar/e, ose një person që e njeh.

  2. Shembuj të veprimeve që mund të bënte, përfshijnë takimin me misionarët, leximin çdo ditë nga Libri i Mormonit, frekuentimin e kishës me ty ose bërjen e lutjeve ndaj Atit Qiellor. Për më shumë shembuj, shih pjesën “Ftesat që Mund të Bëni” në mësimet 1–3 të kapitullit 3 të manualit Predikoni Ungjillin Tim (faqet 33, 48, 62–63).

  3. Mbaji shënim ato që do të thuash për ta bërë ftesën. Mbaj mend të jesh dashamirës/e, konkret/e dhe i/e qartë në qasjen tënde. Sigurohu që të përfshish dëshminë tënde për bekimet që mund të marrim ndërsa e jetojmë këtë parim.

Udhëheqësi i diskutimeve: Pasi nxënësit ta kenë plotësuar fletushkën, jepuni kohë që të ushtrohen për t’ia bërë ftesën e tyre një partneri. Nëse dëshironi, mund ta jepni modelin e kësaj përpara se anëtarët e klasës të ushtrohen më vete. Nëse e lejon koha, mund t’i ftoni nxënësit të bëjnë praktikë me shumë anëtarë të klasës.

Vendos një synim

Udhëheqësi i diskutimeve: Jepuni anëtarëve të klasës kohë të reflektojnë mbi ato që kanë mësuar, dhe të vendosin synime. Mund të paraqitni sa vijon për t’i ndihmuar:

Vendos një synim që lidhet me ato që ke studiuar. Përdor ide si ato në vijim ose mendo për ide të tuat.

  • Ushtrohu me bërjen e ftesës sate një pjesëtari të familjes ose një shoku/shoqeje jashtë klase.

  • Eksploroje pjesën “Shpërndarja e Ungjillit” te Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] dhe kërko shembuj të ftesave që mund t’ua bësh familjarëve ose miqve. Vepro sipas asaj që ndihesh i/e frymëzuar të bësh.

  • Ftoje një shok/shoqe që ta frekuentojë me ty kishën ose një aktivitet të kishës. Përdori orientimet për të cilat u ushtrove ndërsa i fton.

Synimi im
  • Unë do të … (veprimi që do të ndërmarrësh).

  • Unë do ta arrij synimin tim duke … (një plan i thjeshtë).

Udhëheqësi i diskutimeve: Nëse nxënësit kanë një grup bashkëmoshatarësh me të cilin të flasin për synimet e tyre gjatë gjithë kursit, jepuni kohë të tregojnë se si do ta përkrahin ose do ta kujtojnë njëri‑tjetrin përpara orës mësimore të radhës.

Herës Tjetër

Udhëheqësi i diskutimeve: Nëse jeni gati që ta studioni herës tjetër mësimin 12, merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të përgatiten duke i hedhur një sy broshurës Adjusting to Missionary Life [Përshtatja me Jetën si Misionar] (2013). Mund t’u dërgoni atyre një hallkë lidhëse për këtë burim ose t’u tregoni se si ta gjejnë atë te Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] (Biblioteka > Manualet dhe Thirrjet > Thirrjet në Mision > Adjusting to Missionary Life [Përshtatja me Jetën si Misionar]).