Kurset për Ungjillin
Mësimi 13: Shkoni Përpara me Besim


Mësimi 13

Shkoni Përpara me Besim

pleq [elders] duke buzëqeshur

Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit ta vlerësojnë përparimin dhe rritjen e tyre si dishepuj të Jezu Krishtit gjatë pjesëmarrjes së tyre në kursin për Përgatitjen e Misionarëve.

Rishiko dhe Ndiq Ecurinë

Udhëheqësi i diskutimeve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth përpjekjeve të tyre të kohëve të fundit për t’i zbatuar ato që po mësojnë në këtë klasë. Mund t’i ftoni t’ia tregojnë disa nga përpjekjet e tyre një partneri ose së bashku klasës.

Veprimtaria e Sugjeruar e të Mësuarit

Reflekto mbi rritjen shpirtërore

Udhëheqësi i diskutimeve: Ju mund të paraqitni figura të Jezu Krishtit që lutet dhe të Jozef Smithit duke lexuar Biblën. Ftojini nxënësit të përsiatin për figurat ndërsa lexojnë vargjet te Marku 1:35; Lluka 6:12 dhe Joseph Smith – Historia 1:12–13. Nxitini të kërkojnë mesazhin e përbashkët në këto vargje.

duar që luten
Jozef Smithi duke studiuar shkrimet e shenjta
  • Çfarë thonë shkrimet e shenjta që bëri si Shpëtimtari, ashtu edhe Jozef Smithi për t’u rritur shpirtërisht?

  • Si ndryshoi jeta e Jozef Smithit prej reflektimit mbi atë që kishte lexuar te Jakob [Bibël] 1:5?

Udhëheqësi i diskutimeve: Shpjegoni se gjetja e kohës për të përsiatur e reflektuar me lutje mbi përparimin tonë shpirtëror, mund të na ndihmojë të marrim udhërrëfim nga Zoti.

Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës ta bëjnë këtë, mund të vizatoni në tabelë tri figura të thjeshta njerëzish dhe t’i emërtoni Fillimi i Klasës, Sot dhe Pas Gjashtë Muajsh. Më pas, jepni udhëzimet vijuese:

tri figura të thjeshta njerëzish

Reflekto mbi rritjen tënde shpirtërore që nga koha kur e fillove këtë klasë. Gjithashtu, merre parasysh përparimin që ende dëshiron të bësh. Shkruaji mendimet dhe mbresat e tua shpirtërore. Pyetje si këto mund të ndihmojnë:

Vështrimi pas

  • Krahasuar me gatishmërinë tënde përpara frekuentimit të kësaj klase, cilat janë disa mënyra për të cilat tani ndihesh i/e përgatitur më mirë për të shërbyer në një mision ose për ta shpërndarë ungjillin tek të tjerët?

  • Si ka ndikuar tek ti studimi i manualit Predikoni Ungjillin Tim?

  • Si ka ndryshuar marrëdhënia jote me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin?

  • Cilat përvoja gjatë apo jashtë orës mësimore kanë sjellë një ndryshim për ty?

Ecja përpara

  • Çfarë dëshiron të bësh ende për ta vazhduar përgatitjen për shërbimin misionar? Cilat mendon se duhet të jenë hapat e tu të radhës për t’i realizuar këto synime?

  • Kë dëshiron të ndihmosh që të afrohet më shumë me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin? Çfarë do të bësh për ta ndihmuar?

Udhëheqësi i diskutimeve: Ftojini nxënësit të diskutojnë për përgjigjet që ndihen të çlirët t’ia tregojnë një partneri ose grupi të vogël. Ky gjithashtu mund të jetë një rast i mirë për t’i ftuar anëtarët e gatshëm të klasës që t’i japin klasës dëshminë e tyre për Jezu Krishtin dhe ungjillin e Tij.

Merrni parasysh ta mbyllni mësimin duke treguar thënien në vijim nga Plaku Dejvid A. Bednar:

Plaku Dejvid A. Bednar

“Ju mund t[a] rri[t]ni dëshirën tuaj për t’i shërbyer Perëndisë … dhe mund të filloni të mendoni si[ç mendojnë] misionarët, të lexoni ato që lexojnë misionarët, të luteni si[ç luten] misionarët dhe të ndieni ato që ndiejnë misionarët. Mund t[’i] shmangni ndikimet e botës të cilat shkaktojnë zmbrapsjen e Frymës së Shenjtë, dhe mund të rri[teni në] sigurinë për [t’i dalluar] e për t’iu përgjigjur nxitjeve shpirtërore. Rresht pas rreshti dhe parim pas parimi, pak këtu dhe pak atje, ju dalëngadalë mund të bëheni … misionar[i] që shpresoni [të jeni] dhe misionar[i] që pret Shpëtimtari [të bëheni].” (“Të Bëhesh Misionar”, Liahona, nëntor 2005, f. 46; Konferenca e Përgjithshme, tetor 2005, f. 64)

Udhëheqësi i diskutimeve: Shpreheni dashurinë tuaj për pjesëmarrësit, jepni dëshminë tuaj për Shpëtimtarin dhe ndjenjat tuaja për rëndësinë e predikimit të ungjillit të Tij. Nxitini nxënësit të shkojnë përpara me besim gjatë përgatitjes së tyre, në mënyrë që të mund të bëhen misionarët dhe dishepujt që Zoti do të donte të bëheshin.