Mësimi 2
Hyrje te Manuali Predikoni Ungjillin Tim
“Predikoni Ungjillin Tim është një burim me vlerë jo vetëm për misionarët, por … për gjithë anëtarët e Kishës” (Predikoni Ungjillin Tim [2023], f. ix). Ky burim i frymëzuar mund t’i ndihmojë misionarët të përmbushin qëllimin për t’i ftuar të tjerët të vijnë te Krishti. Gjithashtu, mund të na ndihmojë t’i afrohemi më shumë Shpëtimtarit dhe ta kuptojmë më mirë doktrinën e Tij.
Rishiko dhe Ndiq Ecurinë
Udhëheqësi i diskutimeve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth përpjekjeve të tyre të kohëve të fundit për t’i zbatuar ato që po mësojnë në këtë klasë. Mund t’i ftoni t’ia tregojnë disa nga përpjekjet e tyre një partneri ose së bashku klasës.
Veprimtaria e Sugjeruar e të Mësuarit
Si mund ta bekojë jetën time të studiuarit e manualit Predikoni Ungjillin Tim?
Studio
Udhëheqësi i diskutimeve: Paraqitni një figurë të manualit Predikoni Ungjillin Tim ose ngrini lart një kopje fizike që klasa ta shohë. Ftojini disa anëtarë të klasës të tregojnë se çfarë dinë rreth tij ose çfarë përvojash kanë pasur duke e studiuar atë.
Udhëheqësi i diskutimeve: Shpjegoni se në këtë mësim, anëtarët e klasës do të mësojnë më shumë rreth manualit Predikoni Ungjillin Tim. Jepni udhëzimet vijuese.
Në vend që të përdorni thënien nga Presidenti Nelson, mund të shfaqni materialin filmik “President Russell M. Nelson Introduces Preach My Gospel, Second Edition” [“Presidenti Rasëll M. Nelson na Njeh me Botimin e Dytë të Manualit Predikoni Ungjillin Tim”] (2:58).
Studioje pjesën “Mesazhi i Presidencës së Parë” (Predikoni Ungjillin Tim, f. v) dhe thënien vijuese nga Presidenti Rasëll M. Nelson. Kushtoji vëmendje mënyrës se si studimi i manualit Predikoni Ungjillin Tim mund të të bekojë.
“[Predikoni Ungjillin Tim] përmban disa prej udhëzimeve më të mira që kam parë ndonjëherë, për t’i ndihmuar njerëzit ta pranojnë ftesën e Zotit për të ardhur tek Ai.
Ju ftoj t’i gëzoheni pasurimit të dëshmisë suaj vetjake që mund ta sigurojë manuali i përditësuar Predikoni Ungjillin Tim. Do ta ndieni se çfarë privilegji është t’i vijmë në ndihmë Atit tonë në Qiell për punën e Tij të shenjtë. Ndërsa i studioni dhe zbatoni mësimet nga botimi i dytë i manualit Predikoni Ungjillin Tim, nga shkrimet e shenjta dhe nga profetët e gjallë, ju do të bekoheni. Vetë dëshmia juaj do të pasurohet. Aftësia juaj për ta shpërndarë ungjillin e Shpëtimtarit do të rritet.” (Në D. Todd Christofferson, “Use the Power of the Book of Mormon” [fjalim i dhënë në seminarin për udhëheqësit e rinj të misioneve, 23 qershor 2023], Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit])
-
Cilat bekime të premtuara të bënë përshtypje? Përse?
Ushtrohu
Udhëheqësi i diskutimeve: Jepni fletushkën e titulluar “Çfarë Gjendet te Manuali Predikoni Ungjillin Tim?” Jepuni anëtarëve të klasës rreth 10–12 minuta kohë që t’u përgjigjen pyetjeve në fletushkë dhe të përgatitin një vështrim të përgjithshëm prej tri minutash për manualin Predikoni Ungjillin Tim.
Çfarë Gjendet te Manuali Predikoni Ungjillin Tim?
Përfytyro sikur udhëheqësit e lagjes sate do të donin ta ndihmonin rininë që të fillonte të studionte nga manuali Predikoni Ungjillin Tim. Ata morën vesh që ti ishe në një klasë për përgatitjen e misionarëve dhe të kanë ftuar të përgatitësh një vështrim të përgjithshëm prej tri minutash që t’ua tregosh të rinjve e të rejave.
Përgatite këtë vështrim të përgjithshëm duke i mbajtur shënim përgjigjet e tua për pyetjet vijuese dhe duke bërë veprimtarinë vijuese. Theksoji me ngjyrë thëniet nga manuali Predikoni Ungjillin Tim, të cilat ndihmojnë për përgjigjen ndaj këtyre pyetjeve.
-
Çfarë është Predikoni Ungjillin Tim? (Shih te “Mesazhi i Presidencës së Parë” [Predikoni Ungjillin Tim, f. v]; “Parathënia për Manualin Predikoni Ungjillin Tim” [Predikoni Ungjillin Tim, f. vii–ix].)
-
Në ç’mënyrë, mund të të ndihmojë studimi i manualit Predikoni Ungjillin Tim ty dhe të tjerë që t’i afroheni më shumë Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit? (Shih te “Përdorimi i Manualit Predikoni Ungjillin Tim nga Anëtarët e Kishës”, Predikoni Ungjillin Tim, f. ix.)
Shqyrtoje manualin Predikoni Ungjillin Tim duke bërë sa vijon:
-
Gjej pjesën “Parathënia për Manualin Predikoni Ungjillin Tim” dhe hidhu një sy pikave, të cilat përshkruajnë mënyrën se si është i organizuar manuali Predikoni Ungjillin Tim (shih faqen vii).
-
Eksploroje kapitullin 3 për të zbuluar se çfarë japin mësim misionarët. Lexoji pesë paragrafët e parë (në faqen 25) dhe pastaj shikoji me të shpejtë katër mësimet te pjesa tjetër e kapitullit.
-
Zgjidh një prej kapitujve vijues për ta eksploruar: 1, 2, 4, 5 ose 6. Lexoji titujt e kapitullit të theksuar me ngjyrë të zezë.
-
Bazuar në ato që gjete te Predikoni Ungjillin Tim, cila ndien se është më dobiprurëse për ta treguar te vështrimi yt i përgjithshëm?
Udhëheqësi i diskutimeve: Pas një kohe për përgatitje, ftojini anëtarët e klasës që t’ia tregojnë një partneri vështrimin e tyre të përgjithshëm. Pasi t’i kenë treguar vështrimet e tyre të përgjithshme, mund të bëni një pyetje si ajo në vijim:
Si mund të të ndihmojë studimi me zell i manualit Predikoni Ungjillin Tim së bashku me shkrimet e shenjta që t’i afrohesh më shumë Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit?
Vendos një synim
Udhëheqësi i diskutimeve: Jepuni anëtarëve të klasës kohë të reflektojnë mbi ato që kanë mësuar, dhe të vendosin synime. Mund të paraqitni sa vijon për t’i ndihmuar:
Vendos një synim që lidhet me ato që ke studiuar. Përdor disa prej ideve vijuese ose mendo për një ide tënden.
-
Vendos se si do ta përdorësh manualin Predikoni Ungjillin Tim si pjesë e studimit të ungjillit nga ana jote.
-
Studio një ose më shumë prej mësimeve që japin misionarët në kapitullin 3 të manualit Predikoni Ungjillin Tim.
Synimi im
-
Unë do të … (veprimi që do të ndërmarrësh).
-
Unë do ta arrij synimin tim duke … (një plan i thjeshtë).
Udhëheqësi i diskutimeve: Nëse nxënësit kanë një grup me të cilin të flasin për synimet e tyre, jepuni kohë të tregojnë se si do ta përkrahin ose do ta kujtojnë njëri‑tjetrin përpara orës mësimore të radhës.
Herës Tjetër
Udhëheqësi i diskutimeve: Nëse jeni gati që ta jepni herës tjetër mësimin 3, merrni parasysh t’i ftoni anëtarët e klasës të studiojnë kapitullin 1 të manualit Predikoni Ungjillin Tim si parapërgatitje. Nëse dëshironi, mund edhe t’u dërgoni atyre një kujtues.