Praktika e Zotësisë 3
Mësojini Njerëzit se si të Luten
Shumë prej njerëzve, të cilët marrin mësime nga misionarët, u mungon përvoja me lutjen. “Ftesa që njerëzit të luten, është një nga ftesat më të rëndësishme që mund të bëni [si një misionar/e]” (Predikoni Ungjillin Tim [2023], f. 43).
Udhëheqësi i diskutimeve: Përpiquni fort t’i bëni shkurt pjesët “Përcakto” dhe “Trego në Praktikë” që nxënësit të kenë mjaft kohë për praktikën.
Përcakto
Udhëheqësi i diskutimeve: Paraqiteni temën për këtë praktikë të zotësisë duke treguar sa vijon:
Ati ynë i dashur Qiellor dëshiron që fëmijët e Tij të komunikojnë me Të nëpërmjet lutjes. Misionarët shpesh u japin mësim njerëzve që kanë pak ose aspak përvojë me lutjen.
Udhëheqësi i diskutimeve: Ftojini nxënësit të gjejnë pjesën “Mësimi 4 – Bërja Dishepuj të Jezu Krishtit për Gjithë Jetën” te kapitulli 3 i manualit Predikoni Ungjillin Tim. Ndihmojini të gjejnë kreun e titulluar “Lutuni Shpesh” në faqen 75. Më pas, jepni udhëzimet vijuese:
Lexoje pjesën e titulluar “Lutuni Shpesh” (Predikoni Ungjillin Tim, f. 75). Kërko orientime që mund të të ndihmojnë t’u mësosh të tjerëve pse është e rëndësishme të luten dhe si të luten.
-
Çfarë mësove rreth rëndësisë së lutjes?
-
Çfarë gjete që mund t’i ndihmojë të tjerët të dinë si të luten?
Udhëheqësi i diskutimeve: Merreni parasysh t’i paraqitni orientimet vijuese nga kjo pjesë në mënyrë që nxënësit të mund t’iu referohen gjatë veprimtarisë së praktikës:
-
Nise duke iu drejtuar Atit Qiellor.
-
Shpreh ndjenjat e zemrës, të tilla si mirënjohje për bekimet që ke marrë.
-
Bëj pyetje, kërko udhërrëfim dhe kërko bekime.
-
Mbylle duke thënë: “Në emrin e Jezu Krishtit, amen”.
Trego në Praktikë
Udhëheqësi i diskutimeve: Tregojeni në praktikë se si mund të duket te dikush mësimdhënia rreth lutjes. Si pjesë të paraqitjes suaj në praktikë, përshkruani pse është e rëndësishme lutja dhe si të lutemi.
Mund edhe të përdorni materialin filmik “Teaching about the Holy Ghost and Prayer: John” [“Mësimdhënia rreth Frymës së Shenjtë dhe Lutjes: Xhoni”] (ChurchofJesusChrist.org; shikojeni nga kodi kohor 2:46 deri në 5:00).
Ushtrohu
Udhëheqësi i diskutimeve: Caktojini një partner çdo anëtari të klasës dhe jepni udhëzimet vijuese:
Me partnerin tënd, jepini mësim njëri‑tjetrit me radhë rreth lutjes (referojuni orientimeve te faqja 75 e manualit Predikoni Ungjillin Tim sipas nevojës). Sigurohu që të shpjegosh edhe arsyen pse lutemi dhe se si lutemi. Mund edhe të dëshmosh që Perëndia i dëgjon lutjet dhe u përgjigjet atyre.
Zbato
Udhëheqësi i diskutimeve: Bëni një ftesë si vijuesja për t’i ndihmuar studentët ta vënë në zbatim këtë zotësi:
Gjatë javës tjetër, kërko një mundësi për ta ushtruar mësimdhënien ndaj dikujt mbi atë se si të lutet. Kjo mund të bëhet me një pjesëtar të familjes ose mik që tashmë e di si të lutet, ose nëse njeh dikë që nuk ka njohuri për lutjen, mund të mësosh atë. Gjithashtu, merr parasysh se si mund t’i përmirësosh lutjet e tua vetjake.