“7 Mënyra për të Shijuar Muzikë Frymëzuese”, Liahona, mars 2025.
Eja, Më Ndiq
7 Mënyra për të Shijuar Muzikë Frymëzuese
“Bë[j] një zgjedhje të himneve të shenjta. … Sepse shpirti im kënaqet në këngën e zemrës” (Doktrina e Besëlidhje 25:11–12).
Fotografia nga David Green
Gjatë gjithë kohës, muzika ka qenë një pjesë e rëndësishme e adhurimit për dishepujt e Jezu Krishtit.
Shumë nga psalmet në Dhiatën e Vjetër janë këngë lavdërimi për Zotin. Dhiata e Re shënon se Jezusi dhe Apostujt e Tij, përpara se të niseshin për në Gjetseman, kënduan një himn së bashku (shihni te Mateu 26:30). Himnet e pasurojnë adhurimin tonë gjatë mbledhjeve të sakramentit sot.
Krijimi në vazhdim e sipër i librit të ri të himneve është emocionues dhe ne mund të presim me padurim për më shumë himne të reja ndërsa procesi shkon përpara. Mirëpo himnet nuk janë lloji i vetëm i muzikës që mund të na frymëzojë. Programet e Kishës Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] dhe Sacred Music [Muzika e Shenjtë] kanë shumë lloje të ndryshme muzike për të përjetuar, nga muzika tradicionale korale te muzika ritmike, bashkëkohore (nuk ka pse të jeni një adoleshent/e për të shijuar albumet me tematikën Strive to Be [Përpiqu të Jesh]!). Brenda këtyre programeve mund të gjeni materiale të regjistruara pozitive, frymëzuese, shumë prej të cilave përfshijnë partitura që mund t’i luani ose këndoni vetë.
Ja disa ide për t’ju ndihmuar ta përfshini muzikën frymëzuese në adhurimin tuaj në shtëpi, edhe nëse nuk keni asnjë formim muzikor:
-
Dëgjojini regjistrimet e himneve dhe këngëve të tjera frymëzuese gjatë gjithë javës. Këto mund të gjenden në programet Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] ose Sacred Music [Muzika e Shenjtë] ose te Music Library [Biblioteka e Muzikës] në këndin e internetit të Kishës.
-
Bëni kërkime për ndodhitë që lidhen me himnet, dhe mësoni se çfarë i frymëzoi ato.
-
Këndojini himnet dhe mësojini pjesët e ndryshme duke përdorur mundësinë Interactive Sheet Music [Partitura Ndërvepruese] në programin Sacred Music [Muzika e Shenjtë] ose në këndin e internetit të Kishës.
-
Dëgjoni the Tabernacle Choir ose kanalin muzikor Strive to Be [Përpiqu të Jesh] në platformën tuaj të parapëlqyer për të dëgjuar muzikë (të tillë si YouTube, Spotify, Apple Music, Pandora).
-
Mësoni t’i luani himnet dhe këngë të tjera frymëzuese në piano ose kitarë duke përdorur partiturën ose akordet e përfshira në programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] ose në këndin e internetit të Kishës.
-
Studiojini dhe përsiatini tekstet e këngëve dhe himneve lartësuese.
-
Ndiqeni tekstin ndërkohë që dëgjoni interpretimet nga the Tabernacle Choir at Temple Square. Interpretimet mund të gjenden në kanalin e korit në YouTube.