2025
Republika Demokratike e Kongos
Mars 2025


“Republika Demokratike e Kongos”, Liahona, mars 2025.

Kisha Është Këtu

Republika Demokratike e Kongos

hartë e botës me një rreth përqark Republikës Demokratike të Kongos
peizazh në Republikën Demokratike të Kongos, me vullkan në sfond

Të kthyerit e parë në besim në Republikën Demokratike të Kongos u pagëzuan jashtë vendit përpara se të ktheheshin në atdhe dhe t’ua tregonin të tjerëve besimin e tyre. Kur misionarët erdhën në RDK në vitin 1986, atje kishte tashmë grupe të kthyerish në besim që mblidheshin çdo javë. Kunji i parë u formua në vitin 1996 dhe tempulli i parë në vend u përkushtua në vitin 2019. Sot, Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në Republikën Demokratike të Kongos ka:

  • 115 000 anëtarë (përafërsisht)

  • 27 kunje, 289 lagje dhe degë, 5 misione

  • 1 tempull (në Kinshasë) dhe 3 të njoftuar (në Lubumbashi, Kanangë dhe Mbuxhi‑Maji)

i ri duke buzëqeshur

Mirënjohës për Planin e Shpëtimit

Kur Xhon Luamba nga Lubumbashi po shërbente në mision, vëllai i tij më i madh ndërroi jetë. Ai thotë: “Qe paksa e vështirë ta pranoja sepse ai ishte njeriu i parë që ndërroi jetë nga familja ime. Me ndihmën e presidentit të misionit dhe shkrimeve të shenjta, qeshë në gjendje ta pranoja dhe, që nga ajo ditë, kjo përvojë më ka sjellë pranë Shpëtimtarit. E di se, ashtu sikurse Ai u ringjall, do të ringjallen përsëri të gjithë pjesëtarët e familjes sime që kanë ndërruar jetë.”