“Rivendosja e Sakramentit”, Liahona, mars 2025.
Eja, Më Ndiq
Rivendosja e Sakramentit
Kur Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme u organizua në vitin 1830, Zoti rivendosi ordinancën e shenjtë të sakramentit. Ai e urdhëroi popullin e Tij “të takohe[j] së bashku shpesh për të marrë bukë dhe verë në kujtim të Zotit Jezus” (Doktrina e Besëlidhje 20:75).
Ky bosht kohor tregon se si është krijuar sakramenti në epoka të ndryshme. Ndonëse njerëzit dhe vendet ndryshojnë, në çdo epokë sakramenti i ndihmon dishepujt e Jezu Krishtit ta kujtojnë gjithmonë Atë dhe të kenë Shpirtin e Tij me vete.
|
Dhiata e Re |
Libri i Mormonit |
Doktrina e Besëlidhje |
Në ditët tona |
Kur Jezu Krishti të vijë përsëri | |
|
Kush |
Jezu Krishti dhe nefitët |
Jozef Smithi dhe anëtarët e parë të Kishës së rivendosur të Jezu Krishtit |
shenjtorët e ditëve të mëvonshme nëpër botë |
Jezu Krishti dhe “gjithë ata që Ati [i Tij] [ia] ka dhënë [Atij] prej botës” (Doktrina e Besëlidhje 27:14) | |
|
Çfarë |
Bukë dhe verë në përkujtim të trupit dhe gjakut të Jezusit (shihni te Mateu 26:26–28; Marku 14:22–24; Lluka 22:17–20) |
Bukë dhe verë në përkujtim të trupit dhe gjakut të Jezusit (shihni tek 3 Nefi 18) |
Bukë dhe verë që bekoheshin me lutje të posaçme që gjenden te Doktrina e Besëlidhje 20:77, 79 |
Zakonisht bukë dhe ujë që bekohen me lutje të posaçme që gjenden te Doktrina e Besëlidhje 20:77, 79 |
Një mbledhje e udhëhequr nga Jezu Krishti, ku Ai “do të pi[jë] frytin e hardhisë me [ne] në tokë” (Doktrina e Besëlidhje 27:5) |
|
Kur |
Filloi rreth vitit 33 ps.K., natën para Kryqëzimit të Jezu Krishtit |
Filloi rreth vitit 33 ps.K., pas Ringjalljes së Jezu Krishtit |
Filloi kur Kisha u organizua më 6 prill 1830 |
Çdo javë në mbledhjet e sakramentit |
Kur Jezu Krishti të vijë në tokë përsëri |
|
Ku |
Në një “sallë të madhe” në një shtëpi në Jerusalem (Marku 14:15) |
Në “vendin Begati” (3 Nefi 11:1) |
Në shtëpinë e familjes Uitmer në Fajet të Nju‑Jorkut, SHBA |
Në shtëpitë e mbledhjeve anembanë botës |
“[Në] tokë” (Doktrina e Besëlidhje 27:5) |
|
Përse |
Për t’iu dhënë njerëzve mundësinë që ta kujtojnë Jezu Krishtin dhe ta “përtërijnë besëlidhjen e tyre për të marrë mbi vete emrin e Shpëtimtarit, që ta kujtojnë gjithmonë Atë dhe t’i zbatojnë urdhërimet e Tij”. | ||||
Përsiatni
Si jua forcon marrëdhënien tuaj me Jezu Krishtin njohuria për qëllimin e sakramentit?