“Kapja pas Besëlidhjeve Tona”, Liahona, mars 2025.
Përdorimi i Revistave të Kishës
Kapja pas Besëlidhjeve Tona
Artikujt në revistat e Kishës për këtë muaj mund t’ju ndihmojnë ndërsa kërkoni të “kap[eni] pas besëlidhjeve” që keni bërë (Doktrina e Besëlidhje 25:13).
Të Mësuarit nga Ky Botim
Dëgjojeni Zërin e Qiellit
Në faqen 2, Plaku Nil L. Andersen, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, na kujton se zhurma e botës mund të na shpërqendrojë nga zëri i Shpirtit. A ka shpërqendrime në jetën tuaj që jua bëjnë të vështirë të lidheni me Perëndinë? Mund ta bëni synim këtë muaj që t’i pakësoni këto shpërqendrime, të tilla si të kaloni më tepër kohë duke adhuruar në tempull ose duke bërë një agjërim nga rrjetet sociale.
Ndihmojini të Tjerët të Marrin Bekimet e Perëndisë
Artikulli në faqen 18 diskuton për mënyrën se si anëtarët e Kishës mund të gjejnë gëzim dhe përkatësi në tempullin e Zotit, pavarësisht nga gjendja e tyre civile. Çfarë mund të bëni për t’i ndihmuar bashkëshenjtorët tuaj t’i kuptojnë dhe marrin bekimet që Ati Qiellor ua ka ofruar të gjithë fëmijëve të Tij që i mbajnë besëlidhjet me Të?
Merreni dhe Dallojeni Zbulesën
Lexojeni artikullin në faqe 44 nga Plaku Kristof G. Zhiro‑Karrier, i Të Shtatëdhjetëve, që të gjeni pesë ide për marrjen dhe dallimin e zbulesës. Në cilat fusha të jetës ju nevojitet udhërrëfim hyjnor? Merreni parasysh t’i vini në zbatim parimet e dhëna mësim nga Plaku Zhiro‑Karrier teksa kërkoni frymëzim nga Perëndia këtë muaj.
Nga Revista Për Forcën e Rinisë
Kapërcimi i Pengesave ndaj Lutjes
Gjeni ide të thjeshta për kapërcimin e pengesave të zakonshme ndaj lutjes.
Në Lëvizje, por me Shpirtin
Lexojini këto këshilla për t’i ndihmuar të rinjtë dhe të rejat të zbulojnë se si u flet Ati Qiellor nëpërmjet Frymës së Shenjtë.
Sekreti për të Mos Dështuar më Kurrë
Ndihmojini të rinjtë dhe të rejat ta ndryshojnë këndvështrimin që kanë mbi dështimin dhe zhgënjimin.
Të Rinj e Të Reja Valltarë me Thika Flakëruese
Shijoni një tregim të ilustruar për të rinj e të reja valltarë me thika flakëruese në Havai të SHBA‑së dhe për atë që ata mësojnë rreth ungjillit nëpërmjet talenteve të tyre të pashoqe.
Nga Revista Miku
Përdoreni boshtin kohor të pjesës së manualit Eja, Më Ndiq të këtij muaji për t’i ndihmuar fëmijët tuaj të mësojnë rreth mënyrës se si nisi Libri i Mormonit.
Të Dëgjuarit e Frymës së Shenjtë
Lexoni tregime dhe këndoni një këngë të re nga botimi i këtij muaji për t’i ndihmuar fëmijët tuaj të mësojnë se si na flet Ati Qiellor nëpërmjet Frymës së Shenjtë.
Fëmijë të Gëzuar e të Shëndetshëm
Në pjesën “Për Fëmijët më të Mëdhenj”, gjeni burime rreth mirëqenies emocionale dhe shëndetit mendor.
Njihuni me shoqen tonë Lorenën dhe mësoni se si e ndjek ajo Jezusin. Më pas lexoni rreth Madagaskarit dhe rreth situatës së Kishës atje.