Për Forcën e Rinisë
Klasë e Re, Mundësi të Reja
Për Forcën e Rinisë, Janar 2026


Klasë e Re, Mundësi të Reja

A po kalon në një klasë të re apo kuorum të ri? Ja tek janë disa gjëra që duhet t’i presësh!

të rinj

Ilustrimet nga Cinta Fosch

Fillimi i një viti të ri shpesh sjell ndryshime të mëdha, përfshirë ndofta kalimin në një klasë apo kuorum tjetër në kishë! Qoftë nëse po largohesh nga Fillorja, po hyn në Shoqatën e Ndihmës, apo në kuorumin e pleqve, apo thjesht po kalon te klasa tjetër e Të Rejave apo te kuorumi tjetër i Priftërisë Aarone, ja tek janë tri gjëra që duhet t’i presësh.

1. Njerëz të Rinj

Mund të ndihesh pak i/e ndrojtur në një klasë me njerëz që janë më të mëdhenj në moshë se ti, por ke shumë më të përbashkëta me ta nga sa mendon. Të gjithë jeni dishepuj të Jezu Krishtit, që po përpiqeni ta ndiqni Atë. Ndryshimi i klasave është një mundësi për të dëgjuar këndvështrime të reja nga njerëz me përvoja të ndryshme nga ty, dhe një mundësi për të krijuar miqësi të reja.

njerëz duke luajtur instrumente muzikore

2. Aktivitete të Reja

Programet e Të Rinjve dhe Të Rejave janë argëtuese! Mund të dalin mënyra të reja për t’u lidhur me të rinj e të reja të tjera, përfshirë aktivitetet dhe kampet për klasën e të rejave dhe kuorumin e të rinjve. Kur të mbushësh 14 vjeç/e edhe ti mund të marrësh pjesë nëpër konferencat e FSY‑së, në mbrëmje vallëzimi dhe në seminar.

Si i ri ose e re në moshë madhore, ti mund të frekuentosh institutin dhe aktivitetet e planifikuara nga Shoqata e Ndihmës, kuorumi i pleqve ose nga lagjja për të rinjtë në moshë madhore beqarë apo një vend mbledhjeje.

njerëz në tempull

3. Privilegje të Reja

Ndërsa rritesh në moshë, ke më shumë mundësi për të shërbyer në Kishë, si p.sh., të kryesh pagëzime për të vdekurit, të bekosh sakramentin ose të përmbushësh një thirrje (përfshirë një detyrë për dhënien e shërbesës). Përfito nga këto mundësi për rritje shpirtërore dhe gëzohu në faktin se si ato e forcojnë lidhjen tënde me Atin Qiellor, Jezu Krishtin dhe njerëzit që u shërben.

Teksa bën kalimin te një klasë e re, kujto që “të gjithë jeni një në Jezu Krishtin” (Galatasve 3:28). Teksa e përqendron përvojën tënde në kishë tek Ai, Ai do të të ndihmojë të gjesh gëzim kudo që të jesh.