Zëra të Rinisë
E Respektoj Trupin Tim
Ilustrimi nga Katelyn Budge
Unë shkoj në një shkollë ku shumë vajza priren të veshin rroba që e nxjerrin në pah trupin, pinë kafe dhe bëjnë zgjedhje që nuk përputhen me vlerat e mia.
Udhëzuesi Për Forcën e Rinisë më ka ndihmuar të qëndroj e vërtetë ndaj urdhërimeve dhe bindjeve të mia fetare. Për shembull, unë e zbatoj Fjalën e Urtësisë, ndaj kur shoqet e mia më ftojnë të porosit kafe, refuzoj me mirësjellje. Kur më sugjerojnë të vesh disa lloje të caktuara veshjesh, unë zgjedh veshje që ndihem rehat dhe janë të thjeshta. Besoj se thjeshtësia është e rëndësishme sepse trupat tanë janë tempuj. Kur zgjedh të vishem thjesht unë tregoj respekt për trupin tim dhe mirënjohje ndaj Perëndisë.
Unë përpiqem t’i zbatoj mësimet e ungjillit në jetën time të përditshme dhe, kur has sfida, i drejtohem studimit të shkrimeve të shenjta për udhërrëfim dhe zbulesë. E di se Ati Qiellor dhe Jezu Krishti na duan. Ati Qiellor do të na udhërrëfejë dhe do të na mbrojë gjithnjë teksa e kërkojmë Atë. Ai na bekon çdo ditë, madje edhe në mënyra të vogla.
Mamelo M., 16 vjeçe, Provinca e Guatengut, Afrikë e Jugut
I pëlqen shumë të luajë shah, të pjekë në furrë, të luajë në vegla muzikore, të mësojë gjuhë të ndryshme, të studiojë astronominë, të luajë hokej në fushë dhe të krijojë punime artistike.