Për Forcën e Rinisë
“Si mund ta ndaj më së miri ‘frutën’ e ungjillit me të tjerët, që ata të mund ta kuptojnë sa e rëndësishme është ajo për mua?”
Për Forcën e Rinisë, Janar 2026


Pyetje dhe Përgjigje

“Si mund ta ndaj më së miri ‘frutën’ e ungjillit me të tjerët, që ata të mund ta kuptojnë sa e rëndësishme është ajo për mua?”

i ri

“Jetoje ungjillin në një mënyrë të tillë që nuk ka dyshim se je i ndryshëm. Nëse njerëzit e tjerë e shohin se po përpiqesh të jetosh sipas bindjeve të tua, ata do të bëhen kureshtarë. Kjo është koha ideale për të dhënë dëshminë tënde, për të folur për dashurinë tënde për Krishtin dhe se sa të lumtur të bën ungjilli.”

Migel A., 17 vjeç, Asturias, Spanjë

e re

“Njëri nga frytet e ungjillit është gëzimi. Shpërndaje gëzimin që gjen te Krishti, thjesht duke buzëqeshur dhe duke u shërbyer të tjerëve ashtu siç do të bënte Jezusi. Kur njerëzit të të pyesin se si të shkoi fundjava, tregoju përvojat e tua në kishë që t’i ndihmosh të kuptojnë se sa i rëndësishëm është Jezu Krishti për ty.”

Eliza S., 16 vjeçe, Uiklou, Irlandë

i ri

“Mund të ftoj njerëz në kishë që ata të mund ta shohin vetë mirësinë.”

Kal L., 11 vjeç, Teksas, SHBA

e re

“Marr kaq shumë bekime nëpërmjet Shlyerjes së Shpëtimtarit, gjë që ma mbush jetën me gëzim. Prania e Atit Qiellor më ngushëllon dhe më jep vetëbesim për ta shpërndarë atë gëzim. Ndarja e dhuntive dhe bekimeve të mia me të tjerët me siguri do t’u tregojë atyre se sa i rëndësishëm është ungjilli për mua.”

Mariata M., 16 vjeçe, Tuamasaga, Samoa

e re

“Të jetuarit e ungjillit në shtëpi dhe në publik është hapi i parë drejt shpërndarjes së tij me efektshmëri. Njerëzit mund të mos duan ta dëgjojnë atë që ti u thua, por do të shohin se çfarë bën dhe kjo gjë është një dëshmi e fuqishme.”

Esteisi M., 19 vjeçe, Paraiba, Brazil

e re

“Unë mund ta ndaj më së miri ‘frutën’ e ungjillit me të tjerët duke qenë një shembull i mirë për ta dhe duke i ftuar në aktivitete.”

Mek‑Lejn B., 15 vjeçe, Kaliforni, SHBA