Histori nga Dhiata e Vjetër
Rënia: Adami dhe Eva
Moisiu 2–4; Zanafilla 2–3
Ilustrimet nga Katy Dockrill
Historia e Tyre
Kopshti
Adami dhe Eva jetonin në Kopshtin e Edenit, një kopsht i bukur ku nuk do të përjetonin as dhembje, as vështirësi, as vdekje apo gëzim. Ata mund të gëzonin gjithashtu praninë e Perëndisë.
Tundimi
Ati Qiellor i urdhëroi ata të kishin fëmijë dhe të mos hanin nga fruta e “pemë[s] [së] njohjes të së mirës dhe të së keqes”. Satani e tundoi Adamin dhe Evën që ta hanin frutën.
Zgjedhja
Eva dhe Adami zgjodhën që ta hanin frutën. Atyre u duhej të largoheshin nga kopshti dhe nga prania e Perëndisë, të kalonin përmes vështirësish dhe në fund të vdisnin. Mirëpo, ata gjithashtu do të ishin në gjendje të kishin gëzim, ta zbatonin urdhërimin e Perëndisë për të pasur fëmijë dhe të përparonin drejt jetës së përjetshme.
Plani
Në fillim, Adami dhe Eva u fshehën. Mirëpo, kur mësuan rreth planit të Atit Qiellor, ata e kuptuan se zgjedhja e tyre bëri të mundur që në tokë të vinin fëmijët e Atit Qiellor. Ata mësuan se Ati Qiellor do të dërgonte Jezu Krishtin për t’i shpëtuar ata (dhe ne) nga mëkati dhe vdekja.
Historia Jote
Ashtu si Adami dhe Eva, ti jeton në një botë me vështirësi e tundime dhe nganjëherë mund të të vijë të fshihesh ose të kesh frikë. Por për shkak të Jezu Krishtit, ti mund të pendohesh e të ndryshosh. Një ditë ti do të ringjallesh dhe mund të kthehesh për të jetuar me Të.