Drejt e në Temë
Përse shkrimet e shenjta flasin rreth Krijimit të tokës?
The Creation [Krijimi], nga Annie Henrie Nader
Shkrimet e shenjta flasin rreth Krijimit me qëllim që të na mësojnë për qëllimin e atij krijimi, në vend të proceseve të përfshira në të.
Kur Moisiu i kërkoi Zotit që t’i “trego[nte] lidhur me këtë tokë … dhe gjithashtu qiejt”, Zoti tha: “Kjo është vepra ime dhe lavdia ime – të bëj të ndodhë pavdekësia dhe jeta e përjetshme e njeriut” (Moisiu 1:36, 39).
Kur Zoti i mësoi Abrahamit lidhur me Krijimin, Ai i tregoi Këshillin në Qiell, ku u mblodhën fëmijët shpirtërorë të Perëndisë. Abrahami e pa Jezu Krishtin në jetën paralindjes të shpjegonte:
“Ne do të zbresim, sepse ka hapësirë atje, dhe do të marrim prej këtyre materialeve ne do të bëjmë një tokë në të cilën këta të mund të banojnë;
Dhe ne do t’i provojmë me këtë, për të parë nëse ata do t’i bëjnë të gjitha gjërat që Zoti, Perëndia i tyre, do t’i urdhërojë;
… dhe ata që e ruajnë gjendjen e tyre të dytë, do të kenë lavdi të shtuar mbi kokat e tyre përherë e përgjithmonë” (Abraham 3:24–26).
Krijimet e pafundme dhe të lavdishme të Perëndisë, përfshirë këtë tokë, janë pjesë e planit të Tij për të na ndihmuar ne, fëmijët e Tij, që të marrim shpëtim dhe ekzaltim.