Lidhu
Anavai H.
17 vjeçe, Tahiti, Polinezia Franceze
Fotografia nga Stéphane Sayeb
Prindërit e mi u shkurorëzuan dhe kjo ishte një ngjarje zemërthyese që ndikoi në zemrën time prej fëmije. Ishte shumë e vështirë për mua sepse nuk doja që ata të ndaheshin, por te Krishti gjeta ngushëllimin që më nevojitej. Ai qe vërtet si një litar shpëtimi shpirtëror pas të cilit u kapa!
Gjatë atyre kohëve të vështira, gjeta fuqi te fjalët e Krishtit. Mësimet që mora nga prindërit dhe udhëheqësit e mi, më ndihmuan të qëndroja e përqendruar te mësimet e Tij. Ungjilli u bë një fortesë nga e cila mund të merrja forcë, forcën që më nevojitej për t’u mbajtur te besimi im pavarësisht nga stuhitë familjare.
Sot vazhdoj të gjej gëzim nëpërmjet ungjillit dhe nëpërmjet përvojave në tempull. Dëshiroj të mësoj edhe më shumë për Krishtin. Dëshiroj ta njoh Atë edhe më mirë dhe, mbi të gjitha, të ndjek hapat e Tij. Kam një dëshmi se Krishti i udhërrëfen shtigjet tona dhe se Ai do të na ndihmojë që të mbetemi të përqendruar tek Ai, pavarësisht nga sprovat.