Për Forcën e Rinisë
Belbëzime gjatë Lutjes së Sakramentit
Për Forcën e Rinisë, Janar 2026


Zëra të Rinisë

Belbëzime gjatë Lutjes së Sakramentit

i ri në tryezën e sakramentit

Ilustrimi nga Katelyn Budge

Unë kam një pengesë në të folur që më bën të më mbahet goja në situata të ndryshme, madje edhe ndërsa bekoj sakramentin. Në fillim, ishte një sfidë e vërtetë. Madje më shkoi nëpër mend që të mos e bekoja më sakramentin.

Mirëpo fillova t’i lutesha Atit Qiellor. Iu luta Atij vazhdimisht, duke i kërkuar ndihmë. Unë dëshmoj se Ai i dëgjon lutjet tona. Pas njëfarë kohe, fillova të belbëzoja më pak.

Me raste, ende më mbahet goja, mirëpo Shpëtimtari po më ndihmon ta mposht këtë sfidë. Nëpërmjet vuajtjes së Tij në Kopshtin e Gjetsemanit, Ai e kupton se çfarë ndiej unë në këtë situatë.

Këtë sfidë e kam edhe në shkollë. Në fillim, ishte e vështirë sepse njerëzit më qeshnin. Por unë e ndjeva dashurinë e Shpëtimtarit në jetën time. Ai më ngushëlloi dhe më ndihmoi.

i ri

Daniel S. A., 17 vjeç, Rio‑de‑Zhaneiro, Brazil

I pëlqen të luajë basketboll, të bekojë sakramentin dhe të zhvillojë mbrëmje familjare.