Për Forcën e Rinisë
Një Vit i Ri
Për Forcën e Rinisë, Janar 2026


Një Vit i Ri

Emili Bell Friman

Është janar! Një vit i ri. Një kohë për fillime të reja.

Ndofta do të vendosni një synim për këtë vit të ri. Disa njerëz zgjedhin një fjalë për të përfaqësuar qëllimet e tyre për vitin që i pret përpara. Këtë vit, të rinjtë e të rejat në mbarë botën do të përqendrohen tek i njëjti varg i shkrimit të shenjtë: Moisiu 6:34: “Ec me mua”. Kjo ishte një ftesë që iu bë profetit Enok.

Ndërkohë që Enoku po përshkonte vendin, Shpirti i Perëndisë pushoi tek ai. Pastaj Zoti i foli. Ai i mësoi për planin e Tij të lumturisë, që do t’i jepte qëllim dhe kuptim jetës. Kur Zoti mbaroi së përshkruari planin e Tij, Ai i bëri Enokut një ftesë: “Ec me mua”.

Teksa ju do e përshkoni këtë vit të ri, ndofta do ta gjeni veten duke kërkuar lumturi, qëllim dhe kuptim. Mund të mësoni nga historia e Enokut dhe ta ftoni Zotin të jetë pjesë e rrugëtimit tuaj këtë vit.

Mund të zgjidhni të ecni me Të. Ndërsa e bëni këtë, bekime ju presin.

Do të jetë një vit i mbarë.

Me dashuri,

Emili Bell Friman

Presidente e Përgjithshme e Të Rejave