Zëra të Rinisë
Mësimet Pasi më Vdiq Gjyshja
Ilustrimi nga Katelyn Budge
Vdekja e gjyshes sime ishte një sfidë për mua. Ishim shumë të lidhura bashkë. U pikëllova tej mase. Ndjeva sikur shpresa që më nevojitej, ishte shuar.
Para se të ndërronte jetë, nuk isha shumë e fortë në ungjillin e Jezu Krishtit. Po mbështetesha te dëshmitë e të tjerëve. Mirëpo, gjatë asaj jave të parë të pikëllimit, shkova në një orë mësimore fetare ku një mësuese më tregoi për Shlyerjen e Jezu Krishtit dhe planin e Atit për shpëtimin. Unë kuptova se do të mund ta shihja përsëri gjyshen time. Ne mund të ribashkohemi në jetën tjetër nëpërmjet ordinancave të tempullit.
Kjo e forcoi dëshminë time. Fillova të përqendrohesha më shumë te Shpëtimtari im, Jezu Krishti, dhe të mësoja më shumë rreth ungjillit të Tij. Tani kërkoj përgjigje nëpërmjet shkrimeve të shenjta dhe tek programi Eja, Më Ndiq. Më pëlqen shumë të dëgjoj bisedat e konferencave, veçanërisht ato nga profeti, Presidenti Rasëll M. Nelson. Teksa i dëgjoj bisedat, mbështetem te shkrimet e shenjta, lutem e përsiat dhe e kërkoj Frymën e Shenjtë, dëshmia ime mund të jetë e fortë.
Seminari më ka ndihmuar gjithashtu që të mësoj rreth Shpëtimtarit tonë, Jezu Krishtit dhe të përpiqem fort që të jem si Ai, ndërsa kam vepruar me besim, i kam parë gjërat me një këndvështrim të përjetshëm dhe kam kërkuar njohuri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore.
Mirëbesoju Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit. Mos u mbështet vetëm te njohuria jote, por tek Ata. Ata janë në gjendje të na ndihmojnë e të na udhërrëfejnë përgjatë çfarëdo sprove apo mundimi që mund të hasim.
Suzana Q., 17 vjeçe, Sektori Qendror, Fixhi
I pëlqen shumë të vizatojë, të bëjë punime artistike, të pikturojë, të projektojë, të mësojë rreth historisë e të luajë basketboll.