2025
Shënimet e Konferencës
Nëntor 2025 Miku


“Shënimet e Konferencës”, Miku, nëntor 2025, f. 4–5.

Shënimet e Konferencës

Ungjilli Ka të Bëjë me Familjet

Dallin H. Ouks

Presidenti Ouks dha mësim se familjet janë në qendër të ungjillit të Jezu Krishtit. Kur ishte djalë i vogël, i vdiq babai. Por mamaja i mësoi ungjillin dhe i dha atij shpresë dhe paqe. Familjet përballen me sfida, por të gjithë mund të kemi shpresë se mund të jemi pjesë e një familjeje të përjetshme.

Bëj një vizatim të familjes sate.

Bërja e Gjërave të Vështira me Krishtin

Henri B. Ajring

Plaku Ajring tha se, kur ishte në kolegj, kishte vështirësi me fizikën dhe matematikën. Ndihej i mbingarkuar dhe donte të hiqte dorë fare. Kur u lut, ndjeu ngushëllim dhe inkurajim. Ai mësoi se mund t’i bënte të gjitha gjërat nëpërmjet Krishtit, i cili na forcon të gjithëve (shih te Filipianëve 4:13). Kur përballemi me kohë të vështira, Ati Qiellor dhe Jezu Krishti do të jenë me ne.

Vizato ose shkruaj rreth një rasti kur bëre diçka të vështirë me ndihmën e Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit.

I/E Vërtetë ndaj Dëshmisë Sate

Kevin G. Braun

Plaku Braun tregoi se iu bashkua Kishës në Xhamajkë. Miqtë e tij e pyetën: “Si mund të bashkohesh me atë kishë? A i beson vërtet të gjitha ato?” Por ai kishte marrë dëshmi nga Fryma e Shenjtë dhe qëndroi i vërtetë ndaj dëshmisë së tij. Kur zgjedhim të besojmë, dëshmitë tona do të rriten.

Dhomë për një Profet

Andrea Munjoz Spanaus

Motra Spanaus tregoi një histori nga Bibla për një grua që e ftoi profetin Eliseu për të ngrënë në shtëpinë e saj. Gruaja madje ndërtoi një dhomë në shtëpinë e saj që ai të kishte një vend ku të rrinte. Fryma e Shenjtë i pohoi asaj që ai ishte një profet i Perëndisë. Edhe ne mund të kemi një dëshmi për profetët e Perëndisë. Mund ta hapim zemrën dhe t’i bindemi udhëzimit të tyre.

Fuqia e Këngëve të Fillores

Trejsi Y. Brauning

Motra Brauning foli rreth rëndësisë së këngëve të Fillores. Ajo tha se muzika është një mjet që mund ta ndihmojë farën e dëshmisë të mbillet në zemrën tonë. Kur këndojmë këngët e Fillores, po këndojmë dëshmitë tona për ungjillin e rivendosur. Jezusi vërtet dëshiron që ne të jemi rreze dielli për të tjerët!

Page PDF with painting of Christ with sheep

King of Love, My Shepherd by Julie Rogers. May not be copied.