2025
Ndjekja e Jezusit në Spanjë
Nëntor 2025 Miku


“Ndjekja e Jezusit në Spanjë”, Miku, nëntor 2025, f. 14–15.

Ndjekja e Jezusit në Spanjë

Njihu me Eimin

Një vajzë e buzëqeshur me familjen e saj

Eimi e ndjek Jezu Krishtin duke e ndihmuar familjen e saj dhe duke luajtur me kushërinjtë e saj. “Kur u shërbej të tjerëve, ndihem tej mase mirë dhe e lumtur”, – thotë ajo.

Eimi gjithashtu u tregon njerëzve të tjerë për Kishën. “U ndjeva shumë e lumtur kur e shpërndava ungjillin te miqtë e mi në shkollë”, – thotë ajo. Ajo e ftoi një nga shoqet e saj në pagëzimin e vet dhe u lut për të. Asaj gjithashtu i pëlqen ta ndajë ushqimin me të tjerët dhe t’ua japë atyre lodrat e saj.

Rreth Eimit

Vajzë e buzëqeshur me lule rozë

Mosha: 8 vjeç

Nga: Guadalahara, Spanjë

Gjuha: Spanjisht

Synimi: Të shkojë që të vizitojë familjen e saj në Kolumbi

Hobet: Gjimnastika, të shkojë në kinema me familjen e saj dhe të luajë në park me miqtë e saj

Familja: Eimi, dy vëllezër, mami dhe babi

Vajzë dhe dy djem duke luajtur në ambient të jashtëm

Gjërat e Parapëlqyera të Eimit

Historia nga Shkrimet e Shenjta: Kur Jezu Krishti u dha mësim fëmijëve

Ushqimi: Arepas (pite e mbushur)

Fruta dhe perimja: Bananet dhe sallata

Ngjyrat: Rozë, vjollcë, e gjelbër

Kënga e Fillores: “Fëmi’ i Per’ndis’ Jam” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 2–3)