“Jozefi Vdes për Ungjillin”, Miku, nëntor 2025, f. 26–28.
Histori nga Shkrimet e Shenjta
Jozefi Vdes për Ungjillin
Shumë njerëz ishin të zemëruar me Jozef Smithin dhe Kishën. Atyre nuk u pëlqente ajo që Jozefi po jepte mësim. Disa madje donin ta vrisnin.
Jozefit iu desh të shkonte në qytetin e Karthixhit, që një gjykatës të mund të vendoste nëse ai e kishte shkelur ligjin. Jozefi i bekoi Emën dhe fëmijët e tij, u dha puthjet e lamtumirës dhe u nis për në Karthixh.
Vëllai i Jozefit, Hajrëmi, dhe miq të tjerë shkuan me të. Kur po largoheshin, Jozefi hodhi vështrimin prapa nga Navuja. “Ky është vendi më i bukur dhe [këta] njerëzit më të mirë nën qiell”, – tha ai.
Në Karthixh burrat i futën në burg. Hajrëmi u lexoi atyre nga Libri i Mormonit. Jozefi u tha rojave se Libri i Mormonit është i vërtetë.
Më vonë atë ditë, burra të zemëruar, me armë, u vërsulën brenda burgut. Ata filluan të qëllonin me armë në dhomën ku ndodhej Jozefi dhe miqtë e tij. Hajrëmi dhe Jozefi u vranë.
Shenjtorët u trishtuan shumë kur morën vesh se Jozefi dhe Hajrëmi kishin vdekur. Por ata e dinin se Kisha do të vazhdonte të rritej dhe të bekonte fëmijët e Perëndisë në të gjithë botën.