2025
15 100 dhe Akoma më Tepër
Nëntor 2025 Miku


“15 100 dhe Akoma më Tepër”, Miku, nëntor 2025, f. 40–41.

Shkruar nga Ti

15 100 dhe Akoma më Tepër

Hosue E. me një kompjuter dhe duke bërë shenjën e pëlqimit me gishtin e madh

Kur bëra tetë vjeç, më në fund isha në moshën e duhur për të pasur llogarinë time në programin FamilySearch! Në fillim isha nervoz, por prindërit dhe motra e vëllezërit e mi më mësuan se si të indeksoja dhe të krijoja pemën time familjare në mënyrë që të mund të ndihmoja paraardhësit e mi. Pas kësaj, nuk ndihesha më nervoz. Ndihesha i përkrahur dhe i përgatitur.

Një djalë me motrën dhe babanë e tij duke parë te një kompjuter

Pastaj ndjeva dëshirën për t’u bërë një shqyrtues i historisë familjare ashtu si prindërit dhe motra e vëllezërit e mi. E zgjodha këtë si një nga synimet e mia për programin Fëmijët dhe Rinia. Për ta arritur këtë synim, më duhej të indeksoja 1 000 dokumente.

Ndonjëherë ndihesha i mbingarkuar. Mirëpo, prindërit më kujtonin se nuk duhej ta bëja të gjithën brenda një dite. Në vend të kësaj, duhet të përqendrohesha që të bëja vetëm tri dokumente në ditë dhe, pa kaluar një vit, do ta arrija synimin tim. Ata thanë se nëse do ta kisha të vështirë për t’i kuptuar figurat, ata do të më ndihmonin.

Një djalë duke u lutur dhe duar duke prerë karta të ordinancave të tempullit

Iu luta Atit Qiellor që të mund të më ndihmonte ta arrija synimin tim. Pas lutjes, u ndjeva shumë më mirë.

Nuk u dorëzova dhe vazhdova të indeksoja ditë pas dite. Pas një viti, para se të bëhesha nëntë vjeç, kisha indeksuar tashmë mbi 1 000 dokumente dhe më ishte dhënë statusi i shqyrtuesit. Isha shumë i emocionuar!

Një djalë i ulur në bar jashtë një tempulli

Tani shkoj gjithmonë me prindërit e mi në Tempullin e Truhijos në Peru. Ndihmoj për shtypjen në letër të kartave të ordinancave, i pres ato dhe ia jap secilit pjesëtar të familjes që ata të mund të kryejnë ordinancat ndërsa unë pres në kopshtet e tempullit. Së shpejti do të mund të hyj brenda për të bërë pagëzime.

Tani jam 10 vjeç dhe kam tashmë 15 100 dokumente të indeksuara! Jam shumë i lumtur dhe i emocionuar që vazhdoj t’i arrij synimet e mia për të qenë më shumë si Jezu Krishti.

Faqe në formatin PDF

Ilustrimet nga Parker Nielsen