“Mirë se Vini, Miq!”, Miku, nëntor 2025, f. 1.
Mirë se Vini, Miq!
A e dinit se historitë tona janë shkruar rreth fëmijëve të vërtetë nga e gjithë bota? Çdo person ka një histori të mrekullueshme për të treguar! Edhe historia familjare është e tillë, çdo familje ka një histori. Nuk ka pse të jetë për një ngjarje të madhe, për të qenë e rëndësishme. Dhe kur e tregoni atë, ju po tregoni një pjesë të historisë suaj familjare.
Mund të përdorni pyetjet në faqen 35 për t’ju ndihmuar të mësoni më tepër rreth familjes suaj. Ose vizatojini disa prej figurave të tyre në faqet 24–25. Ati Qiellor na dha familje që të na ndihmojë të mësojmë dhe të rritemi, ndaj le të fillojmë të mësojmë!
Me dashuri,
Miku