2025
Të Mësojmë nga Konferenca
Nëntor 2025 Miku


“Të Mësojmë nga Konferenca”, Miku, nëntor 2025, f. 6–7.

Të Mësojmë nga Konferenca

Receta e Lajmit të Mirë

Plaku Xhon D. Amos na mësoi të ndjekim recetën e Perëndisë në shkrimet e shenjta për një jetë të lumtur. Kërkoje secilin shkrim të shenjtë për të parë se cilët përbërës e ftojnë Jezu Krishtin në jetën tënde. Vizato shigjeta për t’i shtuar ata në tenxheren e jambalajës. Vendos një X mbi përbërësit që nuk duhet t’i përdorësh.

Dëgjimi i Konferencës

Unë gjithnjë e pres me padurim konferencën e përgjithshme. Kur i dëgjoj mësimet e Apostujve dhe profetit tonë, kjo gjithmonë më bën të lumtur. Unë ia tregoj mësimet edhe vëllait dhe fqinjëve të mi. Mësimet më kujtojnë se Perëndia më do çdo ditë.

Xhiana A., 9 vjeçe, Konteja Kisumu, Kenia

Më pëlqen konferenca e përgjithshme. E shohim përherë në televizor.

Ismael R., 8 vjeç, Qarku i Limës, Peru

Kremtimi i Proklamatës mbi Familjen

Kjo konferencë shënoi përvjetorin e 30‑të të dokumentit “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”. Presidenti Dallin H. Ouks na nxiti të shpenzojmë kohë duke bërë gjëra të mira me familjet tona. Cilat janë disa gjëra që mund t’i bësh me familjen? Shkruaji në kartën më poshtë. Pastaj prite kartën që të të ndihmojë t’i mbash mend idetë e tua.

Page PDF with illustration of girl making jambalaya

Illustrations by Josh Talbot