“Fjalët e Mia të Ungjillit”, Miku, nëntor 2025, f. 10.
Fjalët e Mia të Ungjillit
Kërkoji këto fjalë dhe fraza në këtë numër botimi të revistës Miku!
E dhjeta
Të paguash të dhjetën do të thotë t’i kthesh Atit Qiellor duke dhuruar një të dhjetën (10‑përqindëshin) e parave që fitojmë, për Kishën e Tij. E dhjeta ndihmon për ndërtimin e tempujve dhe kishave dhe përkrah veprën e Kishës. Kur e paguajmë të dhjetën, Ati Qiellor na bekon në shumë mënyra!
Paraardhësit
Paraardhësit tanë janë njerëz në familjen tonë që jetuan shumë kohë më parë, të tillë si katragjyshërit tanë. Paraardhësit janë një pjesë e rëndësishme e historisë sonë familjare. Ne mund të mësojmë rreth tyre, t’i kujtojmë ata dhe të bëjmë punë në tempull për ta, në mënyrë që të jemi bashkë përgjithmonë.
Indeksimi
Indeksimi është një mënyrë se si mund t’i ndihmojmë të tjerët të gjejnë paraardhësit e tyre! Ne shkruajmë me tastierë në kompjuter emra nga dokumente të vjetra në letër, në mënyrë që njerëzit të mund t’i kërkojnë pjesëtarët e familjes së tyre dhe të gjejnë dokumente rreth jetës së tyre. Kjo ndihmon për historinë familjare dhe punën në tempull, në mënyrë që më shumë njerëz të mund të vulosen së bashku përgjithmonë. Edhe fëmijët mund të ndihmojnë me indeksimin!
Martirizimi
Një martirizim ndodh kur dikush vdes për diçka në të cilën beson. Jozef Smithi dhe vëllai i tij, Hajrëmi, ishin martirë sepse u vranë ngaqë e besuan, e jetuan dhe e dhanë mësim ungjillin e rivendosur të Jezu Krishtit.
Ilustrimet nga Madison Baker