2025
Duke Pritur me Padurim Programin e Rinisë
Nëntor 2025 Miku


“Duke Pritur me Padurim Programin e Rinisë”, Miku, nëntor 2025, f. 38–39.

Duke Pritur me Padurim Programin e Rinisë

Largimi nga Fillorja vitin që mbush 12 vjeç, ndonjëherë mund të duket i frikshëm ose madje i trishtë. Për fat të mirë, ka shumë gjëra emocionuese kur mbush 12 vjeç dhe bashkohesh me klasën tënde të Të Rejave ose me kuorumin tënd të Priftërisë Aarone! Ja ku janë veç disa.

1

Tempulli

Mund të takohesh me peshkopin tënd për të marrë një rekomandim tempulli dhe për të bërë pagëzime për të vdekurit në tempull!

2

Aktivitetet dhe Ngjarjet

Do të kesh shumë aktivitete me grupin tënd të Të Rejave ose të Priftërisë Aarone. Gjithashtu mund të shkosh në kampet e rinisë për t’u argëtuar me të tjerët, ndërkohë që mëson rreth Jezu Krishtit dhe ungjillit të Tij!

3

Shërbimi në Kishë

Mund të marrësh një thirrje për të shërbyer në një presidencë klase apo kuorumi. Gjithashtu do të kesh mundësi të japësh mësim në klasën tënde, të ndihmosh në planifikimin e aktiviteteve dhe të shërbesh në mënyra të tjera!

4

Konferencat e Seminarit dhe të FSY‑së

Vitin që mbush 14 vjeç, mund të fillosh të frekuentosh seminarin për të mësuar më shumë rreth Jezu Krishtit dhe ungjillit të Tij të rivendosur. Gjithashtu mund të marrësh pjesë në konferencat e FSY‑së (Për Forcën e Rinisë) me të rinj e të reja të tjera që e duan Jezu Krishtin dhe duan ta ndjekin Atë.

5

Përmbajtja e Re për TY!

  • Me ndihmën e një prindi, abonohu në revistën Për Forcën e Rinisë në këndin e internetit të Kishës.

  • Kërkoji një prindi të shkarkojë programin Gospel Living [Të Jetuarit e Ungjillit]. Ka ide argëtuese për të mësuarit e ungjillit dhe për të vënë synime për programin Fëmijët dhe Rinia.

  • Studioje materialin Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve. Kjo broshurë u shkrua për të të ndihmuar që të ndjekësh Jezu Krishtin.

  • Ti dhe familja jote mund të gjeni histori frymëzuese, muzikë, lajmërime dhe më tepër në llogaritë e mediave shoqërore Strive to Be [Përpiqu të Jesh].

Faqe në formatin PDF e të rinjve dhe të rejave duke bërë veprimtari të ndryshme