“Për Fëmijët më të Mëdhenj”, Miku, nëntor 2025, f. 34–35.
Për Fëmijët më të Mëdhenj
Fjalë nga Ty
Mësova rreth profetit Samuel në kishë dhe më pëlqen shumë historia!
Liam F., 9 vjeç, Okinavë, Japoni
E di që Jezu Krishti më njeh dhe e di se kush jam. I jam mirënjohëse Atij që më ngushëlloi në një çast të vështirë dhe që nuk më la ta kaloja vetëm.
Antonela D., 10 vjeçe, Rio‑Grande‑do‑Sul, Brazil
Faqja e Vizatimeve Humoristike për Historinë Familjare
Shkruaj ose vizato një histori të vërtetë në kutitë më poshtë. Mund të tregosh një histori nga historia jote familjare ose një rast kur zgjodhe të drejtën. Kur të mbarosh, na dërgo një fotografi! Shko te kapaku i pasmë për të parë se si t’i dërgosh.
Zbërtheje Kodin
E dhjeta është një bekim! Paratë e së dhjetës e ndihmojnë Kishën të ndërtojë tempuj dhe kisha, të shtypë në letër shkrimet e shenjta, të përkrahë misionarët dhe shumë më tepër. Kur i bindemi urdhërimit për ta paguar të dhjetën, Ati Qiellor na bekon në shumë mënyra (shih te Malakia 3:10).
Zbulo se çfarë vlere ka secila monedhë. Pastaj zgjidh problemën e fundit. Sa të dhjetë duhet të paguash? (E dhënë ndihmëse: E dhjeta është 10 përqind.)
Ilustrimet nga Josh Talbot