“Çfarë Ndodh Kur Profeti Vdes?”, Miku, nëntor 2025, f. 3.
Çfarë Ndodh Kur Profeti Vdes?
-
Zoti thërret profetë për të udhëhequr Kishën e Tij dhe Ai ka një plan gati kur vdes njëri prej tyre. Ai gjithmonë e udhërrëfen dhe e drejton Kishën e Tij!
-
Kur Presidenti i Kishës vdes, Kishën e drejton Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve. Kjo tani përfshin edhe dy Apostujt që ishin këshilltarë në Presidencën e Parë.
-
Apostujt luten dhe vendosin kur të organizojnë një Presidencë të Parë të re.
-
Zoti thërret Apostullin me kohën më të gjatë të shërbimit që të jetë profeti i radhës dhe Presidenti i Kishës.
-
Nëpërmjet profetit të ri, Zoti thërret dy Apostuj si këshilltarë në Presidencën e Parë të re.
-
Do të thirret një Apostull i ri për të shërbyer në Kuorumin e Dymbëdhjetë Apostujve.
-
Gjatë konferencës së përgjithshme, ne ngremë duart lart për të mbështetur Presidencën e Parë të re dhe Kuorumin e ri të Dymbëdhjetë Apostujve. Mbështetje do të thotë që ne biem dakord t’i duam dhe t’i përkrahim ata dhe të ndjekim udhërrëfimin e tyre si shërbëtorë të Zotit.
-
Kur thirret një President i ri i Kishës ose një Apostull i ri, ti mund të lutesh për të ditur a është thirrur nga Perëndia. Mund ta mbështetësh dhe përkrahësh atë duke i dëgjuar fjalët e tij dhe duke e ndjekur atë!