2025
Zgjedhja e Loganit për Të Dhjetën
Nëntor 2025 Miku


“Zgjedhja e Loganit për Të Dhjetën”, Miku, nëntor 2025, f. 8–9.

Zgjedhja e Loganit për Të Dhjetën

“A je i gatshëm t’i bindesh urdhërimit për të paguar të dhjetën?” – pyeti mami.

Një ngjarje e vërtetë nga SHBA‑ja.

Një djalë që duket i pasigurt teksa shikon një dorë që mban kartëmonedha dollarësh

Kur Logani ishte pesë vjeç, ai mendonte se e dhjeta ishte një ide e tmerrshme!

Gjatë mbrëmjes familjare, mami vendosi 10 dollarë në tavolinë. “Le të hiqemi sikur ti fiton 10 dollarë.”

Logani buzëqeshi. “Në rregull!”

“E dhjeta është 10 përqind. Pra, do t’i jepje një dollar Kishës së Zotit.” Mami e largoi një dollar nga grumbulli i kartëmonedhave.

Logani rrudhi vetullat. “Të jap një dollar? Por unë dua t’i mbaj të gjitha paratë e mia!”

“Ndoshta do të ndihesh ndryshe kur të rritesh”, – tha mami. “Ati Qiellor na bekon me gjithçka. Pagimi i së dhjetës është një mënyrë se si i tregojmë Perëndisë që e duam Atë dhe jemi mirënjohës për bekimet e Tij.”

Një djalë i veshur me veshje kishe duke parë një tempull

Kur Logani ishte gjashtë vjeç, mësueset e tij të Fillores i mësuan se e dhjeta përdoret për të ndërtuar tempuj. Logani i donte shumë tempujt. Pra, ndoshta pagimi i së dhjetës ishte një ide e mirë për disa njerëz. Por jo për të.

Kur Logani ishte shtatë vjeç, ai vuri re se njerëzit buzëqeshnin kur i dorëzonin peshkopit zarfet e tyre të së dhjetës. A mund të të bëjë vërtet të lumtur dhënia e parave vetjake?

Kur ai ishte tetë vjeç, mami e pyeti: “Logan, pse zgjodhe të pagëzoheshe?”

Kjo ishte pyetje e lehtë! “Për të mbajtur urdhërimet dhe për të ndjekur Jezu Krishtin”, – tha Logani.

“A je i gatshëm t’i bindesh urdhërimit për të paguar të dhjetën?” – pyeti mami. “Kjo varet nga ty!”

Loganit i pikoi në zemër. Kjo nuk ishte një pyetje e lehtë. Ai ende nuk donte t’i jepte paratë e veta. Por ai donte vërtet t’i zbatonte urdhërimet. Logani mendoi për tempujt dhe njerëzit e buzëqeshur që e paguanin të dhjetën. Pastaj mori frymë thellë dhe tha: “Po”.

“Kjo do të ishte një zgjedhje e mirë!” – tha mami.

Logani u ndje shumë më mirë. “E di që zbatimi i urdhërimeve është më i rëndësishëm sesa mbajtja e të gjitha parave të mia.”

Një djalë i buzëqeshur me veshje kishe duke mbajtur lart një zarf të së dhjetës

Të dielën, kur ia dorëzoi peshkopit zarfin e tij të parë të së dhjetës, Logani kuptoi se po buzëqeshte. Ai u ndje i lumtur! Ai ende nuk i kuptonte të gjitha gjërat rreth së dhjetës. Por e donte Perëndinë dhe e dinte se Perëndia do ta bekonte për bindjen ndaj urdhërimeve.

Historia në formatin PDF

Ilustrimet nga Shawna J. C. Tenney