2025
Përshëndetje nga Spanja!
Nëntor 2025 Miku


“Përshëndetje nga Spanja!”, Miku, nëntor 2025, f. 12–13.

Përshëndetje nga Spanja!

Spanja ndodhet në Europën Jugperëndimore. Atje jetojnë më shumë se 45 milionë njerëz! Gjuha zyrtare e Spanjës është spanjishtja.

Setas de Sevilla

Këto çadra dielli gjigante quhen “Kërpudhat e Seviljes”. Ato përbëjnë strukturën më të madhe prej druri në botë.

Lumi i Kuq

Lumi Rio Tinto është një lumë në Spanjë që shkëlqen në ngjyrë të kuqe. Uji ka shumë acid dhe e merr ngjyrën nga hekuri dhe metalet e tjera që shpërbëhen në shtratin e lumit.

Marshi Mbretëror

Himni kombëtar i Spanjës titullohet “The Royal March” [“Marshi Mbretëror”]. Spanja është një nga të paktat vende që nuk ka asnjë fjalë në himnin e saj kombëtar.

Ishuj Plot Diell

Ishujt Kanarie në Spanjë kanë mesatarisht 320 ditë me diell çdo vit.

Flamenkoja

Një nga stilet më të mirënjohura të muzikës në Spanjë është flamenkoja. Interpretimi i flamenkos shpesh përfshin luajtjen e muzikës në kitarë, të kënduarit dhe vallëzimin.

Ilustrim i një harte të Spanjës që tregon monumentet, një kitarë, një valltare flamenkoje dhe një tempull

Ilustrimet nga Amanda Smith