2025
Eja, Më Ndiq – Veprimtaritë
Nëntor 2025 Miku


Eja, Më Ndiq – Veprimtaritë”, Miku, nëntor 2025, f. 22–23.

Eja, Më NdiqVeprimtaritë

27 Tetor – 2 Nëntor: Doktrina e Besëlidhje 124

Zemra me Integritet

Dy fëmijë duke ngjyrosur zemra në letër

Zoti e donte shërbëtorin e Tij, Hajrëm Smithin, për shkak të “integritetit të zemrës së tij” (Doktrina e Besëlidhje 124:15). Kërko se çfarë nënkupton fjala integritet dhe fol rreth saj me familjen tënde. Pastaj vizato një zemër të madhe në një copë letër. Brenda zemrës, vizato ose shkruaj diçka që mund të bësh për të pasur integritet.

3–9 Nëntor: Doktrina e Besëlidhje 125–128

Kornizë për Fotografinë Familjare

Kur Brigam Jangu u kthye nga misioni i tij, Zoti e urdhëroi të kujdesej për familjen e vet (shih te Doktrina e Besëlidhje 126). Bëj një kornizë dhe zbukuroje që të mbajë një fotografi të familjes sate. Si mund të kujdeseni për njëri‑tjetrin?

10–16 Nëntor: Doktrina e Besëlidhje 129–132

Ndjekja e Udhëheqësit

Dy fëmijë duke prekur kokën

Trupat tanë janë si trupi i Atit Qiellor dhe i Jezu Krishtit (shih te Doktrina e Besëlidhje 130:22). Luajeni këtë lojë për të festuar për trupin tuaj. Bëjeni me radhë që të zgjidhni një veprim, si për shembull kërcimin ose prekjen e kokës. Të gjithë të tjerët e kopjojnë veprimin.

17–23 Nëntor: Doktrina e Besëlidhje 133–134

Shërbimi me Dashuri

Jezu Krishti është i dashur dhe i mirë (shih te Doktrina e Besëlidhje 133:52). Vendose emrin e secilit individ në një tas. Zgjidh një emër dhe fshehtas shërbeji atij personi këtë javë.

24–30 Nëntor: Doktrina e Besëlidhje 135–136

Historia e Jozef Smithit

Një djalë duke ngjyrosur një figurë

Jozef Smithi ishte Profeti i Rivendosjes (shih te Doktrina e Besëlidhje 135:3). Vizato figura nga jeta e tij. Si mund të dish ti që ai ishte një profet?

Faqe në formatin PDF

Fotografitë nga Christina Smith