Kapitulli 62
Pali i Bindet Frymës së Shenjtë
Fryma e Shenjtë i tha Apostullit Pal të shkonte në Jeruzalem. Fryma e Shenjtë tha që Pali do të burgosej. Pali nuk u tremb. Ai e donte Shpëtimtarin dhe bëri atë që Fryma e Shenjtë i kishte thënë të bënte.
Pali u tha mirupafshim miqve të tij. Ai tha se ai nuk do t’i shihte kurrë më ata. Ai u tha atyre të jetonin ungjillin dhe t’u bindeshin urdhërimeve të Perëndisë. Pali i paralajmëroi që të mos dëgjonin njerëzit që do të përpiqeshin t’u mësonin gjëra të pavërteta.
Pali u tha atyre ta donin dhe të kujdeseshin për njëri-tjetrin. Ai u gjunjëzua dhe u lut me ta. Të gjithë qanë. Ata shkuan me të tek barka dhe vështruan Palin të largohej për në Jeruzalem.